LAJMI I FUNDIT:

Si u bind Kurti për çështjen e targave? Gazetari gjerman Martens publikon pjesë të intervistës me kryeministrin 

Si u bind Kurti për çështjen e targave? Gazetari gjerman Martens publikon pjesë të intervistës me kryeministrin 

Gazetari gjerman Michael Martens ka realizuar një intervistë me kryeministrin Albin Kurti për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave.

Martens ka publikuar disa pjesë të shkurta të intervistës në Twitter (që së shpejti do të publikohet në FAZ) derisa thekson se Kosova në dhjetor zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Referuar gazetarit gjerman, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kishte rënë dakord për kompromis për “krizën e targave” pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në veri të Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.


“Ambasadori amerikan ‘kishte më shumë informacion se unë’ për situatën në veri”, citohet të ketë thënë Kurti, duke përmendur shqetësimet e tij për çështjen e sigurisë, por pa hyrë në detaje, raporton Telegrafi.

Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për kritikën e Përfaqësuesit të Jashtëm të BE-së Josep Borrell se është jokonstruktiv, ndërsa ka thënë “unë nuk jam kokëfortë, jam parimor”.

Martens bën të ditur se me Kurtin ka folur edhe për rolin e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçak si ndërmjetës evropianë dhe për thelbin e Propozimit franko-gjerman.

Gazetari gjerman njofton se në intervistën që së shpejti do të publikohet në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung  do të flitet edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështja e liberalizimit të vizave, çështja e anëtarësimit në Këshill të Evropës, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori