Dëshiron një pamje më të tonifikuar dhe më të freskët pa ndërhyrje apo produkte të shtrenjta? Provo jogën për fytyrë

Ushtrimet janë kyç për dukje të shëndetshme dhe të bukur të trupit dhe përse të mos e shfrytëzojmë edhe për bukurinë e fytyrës.


Shumica e damave, madje edhe ato që kanë shtat të hollë, dëshirojnë të duken më të dobëta në fytyrë dhe gjykuar sipas përvojave të shumta të jogës së fytyrës shumë shpejt arrihen rezultate të shkëlqyeshme.

Në vend të tretmanëve të shtrenjtë, masazhit dhe kozmetikës plot kimikate, disa ushtrime të thjeshta të jogës për fytyrë bëhen rutina juaj.

Këto ushtrime ndihmojnë të heqim shtresat yndyrore në pjesën e mollëzave dhe të nofullave.

Konturimi i popullarizuar me grim jep efekte të “ngushtimit” të fytyrës, mirëpo tani këtë mund ta bëni në mënyrë natyrale dhe të ktheni dukjen rinore, transmeton Telegrafi.

Vetëm pak minuta në ditë mund të bëjnë ndryshim në pamjen e përgjithshme të fytyrës, duke e bërë më të relaksuar dhe të hijshme

Shikoni disa ushtrime të jogës, të cilat do të ndihmojnë që fytyra juaj të duket më e dobët dhe më e freskët!

/Telegrafi/