Një përshkrim i detajuar për atë që do të jetë një nga momentet më të sikletshme në jetë.
Besojini instinktit
Gjërat mund të mos jenë asnjëherë ashtu siç duken, ndaj mos bëni hamendësime, por besojini instinktit tuaj. Më tej, gjeni shenja që ju ndihmojnë të dalloni nëse vërtet ka diçka që nuk shkon. Nëse ju e keni parë duke bërë diçka të dyshimtë dhe ai ju shmanget, atëherë gjërat vërtet nuk po shkojnë mirë.
Jepi tradhtarit një shans
Në momentin që e dini me siguri se ai po bën diçka të keqe, flisni më parë me të se sa me shoqen tuaj. Gjëja e parë që duhet të bëni është që t’i jepni atij mundësinë që të përballet drejtpërdrejt me këtë problem. Në këtë mënyrë, çifti mund t’i korrigjojë brenda vetes problemet.
Nëse ai refuzon të flasë me ju për këtë çështje, atëherë është moment t’i drejtoheni mikeshës suaj.
Bëjeni bisedën sy më sy
Mos përdorni kurrë mesazhet apo një telefonatë për të dhënë lajme të tilla. Më mirë takohuni me shoqen tuaj në një kafene ose në shtëpi, pasi ajo do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Niseni duke thënë diçka të tillë: “Kjo do të jetë një bisedë shumë e vështirë dhe do ë doja të mos isha unë personi që ta thotë këtë. Por, nëse do të isha në vendin tënd, do të doja ta dija.”
Thoni atë që dini dhe më pas tërhiquni
Duke qenë se keni marrë vendimin t’i thoni dikujt një gjë kaq të dhimbshme, duhet të kuptoni se jeni futur në një pjesë shumë private të jetës së saj. Ndaj pasi të kenë thënë ato që dini, përgjegjësia juaj mbaron dhe detyra juaj e vetme është që t’i qëndroni asaj pranë.
Gjithashtu duhet të kuptoni se përgjigja e saj emocionale do të kalojë në shumë faza, ndaj do t’i duhet pak kohë që të vendosë ç’do të bëjë dhe ju nuk duhet ta nxisni të marrë vendime të menjëhershme.
Pas kësaj, mbajeni këtë informacion për vete
Pasi të keni bërë pjesën më të vështirë, puna juaj është e thjeshtë: Thjesht qëndroni pranë shoqes suaj dhe mbajeni gojën të kyçur. Mjafton sikleti i faktit që një shoqja jote zbuloi se i dashuri të tradhton, e jo më që ky lajm të bëhet thashetheme.
Sigurojeni se nuk do t’i thoni askujt për këtë çështje, në mënyrë që t’i jepni asaj pakëz qetësi mendore në këtë fazë stresuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë