LAJMI I FUNDIT:

Si të zgjidhni llojin më të mirë të gurit për shtëpinë tuaj?

Si të zgjidhni llojin më të mirë të gurit për shtëpinë tuaj?

Përdorimi i gurit të duhur është një nga mënyrat më të mira për t’i bërë kopshtin, tarracën ose fasadën tuaj të shtëpisë të duken më luksoze

Ekziston një numër i vogël i llojeve të gurëve që mund të përdorni për pjesën e jashtme, për fasadat, rrethojat e kopshteve dhe për oborrin, ne po ju paraqesim llojet më të zakonshme të gurit natyror dhe për cilën pjesë të jashtme ato përdoren më shumë, transmeton Telegrafi.


Por cilat lloje ekzistojnë dhe si të zgjedhim ato më të mirat?

Travertini, mbret i gurit

Ajo që e bën travertin një zgjedhje fantastike për shtëpinë tuaj është qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia e tij. Ky gur është i fortë dhe i qëndrueshëm, por gjithashtu i bukur, dhe gjendet me ngjyra të ndryshme – nga ngjyra e artë deri te ajo e bardha. Bukuria e gurit travertin theksohet më tej nga vijat delikate që mund ta bëjnë shtëpinë më luksoze dhe të bukur.

Ky gur natyror është përdorur si për ndërtimin e Koloseumit të famshëm ashtu edhe për projekte të reja, më moderne.

Guri ranor, shpëtim nga temperaturat e larta

Guri ranor është një shkëmb sedimentar, i cili është i ndërtuar me kokrra kuarci, muscoviti dhe feldspati. Guri ranor gjendet në ngjyra të ndryshme nga e bardha, bezha, e verdha, e kuqja deri te e kafenjta e errët.

Përpunohet shumë lehtë dhe përmban kuarc, i cili i jep rezistencë ndaj konsumimit dhe temperaturave të larta.

Granit, si një kalorës i bardhë mbi kalë

Graniti nuk përdoret më vetëm për pllaka të punës në kuzhina. Është një mundësi e shkëlqyeshme për fasadën e shtëpisë dhe shkallëve, pasi ofron një gamë të gjerë të ngjyrave dhe është guri natyror më i fortë, më rezistues ndaj dëmtimeve. Graniti është gjithashtu një gur më i përshtatshëm se travertini dhe guri ranor.

Një nga gjërat më të mira në lidhje me këtë gur natyror është se ngjyrat e tij të bukura janë të qëndrueshme dhe do të qëndrojnë me shkëlqim gjatë gjithë jetës së gurit.

Mermer fasade

Mermeri është një shkëmb metamorfik, i formuar nga kristalizimi i gurit gëlqeror dhe dolomiti. Vlerësohet si gur dekorativ, por edhe si fasadë.

Është guri më i shtrenjtë që ofrohet për shkak të rezistencës së tij të lartë ndaj të gjitha kushteve të motit, si dhe për shkak të pamjes dekorative mjaft tërheqëse.

Guri grek i thyer, më i miri për shtrim të shtigjeve dhe për sipërfaqe më të vogla të murit

Me origjinë nga Greqia, guri i thyer ka provuar të jetë një nga zgjidhjet më të mira për peizazhin – për shtigjet, trotuaret dhe shkallët, si dhe për zonën përreth pishinës. Gjendet në ngjyrë bezhë, të errët dhe gri të shndritshme.

Ky gur ka një strukturë graniti dhe është shumë cilësor, rezistues ndaj konsumimit, ngricave, ndryshimeve të temperaturës, si dhe rrëshqitjes.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Bëje vet
Kalo në kategori