LAJMI I FUNDIT:

Si të zgjatni më shumë në shtrat

Si të zgjatni më shumë në shtrat

Statistika të futbollit. Flokët e Donald Trumpit. Kujtime nga fëmijëria. Çdo mashkull përpiqet të mendojë diçka tjetër gjatë kohës kur përpiqet të zgjas më shumë në seks.

Por, kjo strategji i ka dy të meta:

1. Kur jeni duke bërë seks, ju duhet të kënaqeni – e jo të mendoni për flokët e një miliarderi


2. Shpërqendrimi nuk funksionon, prandaj jeni duke u munduar kot

Ejakulimi para kohe shpeshherë është problem i shqetësimit, jo i eksitimit. Kur e ndieni veten se jeni para ejakulimit, ju filloni të brengoseni. Dhe kjo nervozë e nxitë sistemin nervor në mënyra që ta shpejtoni ejakulimin, transmeton Telegrafi.

Për të zgjatur më shumë në seks, ju duhet ta qetësoni trurin, e këtë mos e bëni duke imagjinuar gjëra të cilat nuk kanë të bëjnë me seks.

Si e bëni këtë? Përqendrohuni në seksin e mahnitshëm të cilin jeni duke e pasur!

Nëse jeni duke u kënaqur gjatë seksit, ju nuk përqendroheni në mendimet se “Çfarë ndodh nëse ejakuloj shumë herët”.

Ekspertët e seksit insistojnë se sado e çuditshme që mund t’ju tingëllojë, pushtimi i trurit me mendime seksuale ju liron nga stresi dhe shqetësimi, dhe kjo ndikon që të zgjatni më shumë.

Dhe pavarësisht se çfarë mund të mendoni për këtë strategji, mënyra më e mirë për të zbuluar nëse funksionon është ta provoni vet! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Këshilla Lifestyle
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Kalo në kategori