Femrat që sapo janë bërë nëna janë shumë të shqetësuara me rastin e lindjes së bebes dhe shpresojnë me rastin e lindjes dhe pas lindjes kujdesi do të jetë krejtësisht në rregull
Është e nevojshme të mendohet pozitivisht dhe të ketë vetëkontroll të mjaftueshëm, sepse pas lindjes pason puna më e vështirë, pra të ushqyerit e bebes me gji, ndërkaq krahas të ushqyerit me gji, në të shumtën e rasteve shfaqen të ashtuquajturat ngërçe apo shtërzime barku.
Ngërçet në stomak (shtangimet abdominale) paraqiten pasi bebja t’i ketë mbushur dy javë të jetës së saj dhe rëndom zgjasin deri në muajin e tretë ose të gjashtë, e ndonjëherë edhe deri në plot një vit.
Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e bebes, janë të parrezikshme dhe konsiderohen si gjendje normale.
Shkaku i ngërçeve në stomak është i panjohur edhe sot e kësaj dite. Njëri prej shkaktarëve të kësaj dukurie konsiderohet papjekëshmëria e mjaftueshme e sistemit enzimatik dhe çrregullimi në nivelin e nyjave neuromuskulare, transmeton Telegrafi.
Ç’është e vërteta, enzimat në zorrë ndonjëherë nuk janë mjaft të zhvilluara, kështu që ekziston një disharmoni ndërmjet sasisë së ushqimit të marrë dhe kapacitetit të enzimave si dhe funksionit të zorrëve. Në stomakun e të ëmës bebja e ka marrë ushqimin e përpunuar.
Mbas lindjes bebja merr qumështin e nënës me dendësi të caktuar si dhe me kaloritë përkatëse gjë që shkakton probleme në tretjen e ushqimit të marrë. Te foshnja në këto raste paraqiten disa lëvizje në formë të ngërçeve në zorrë të cilat përpiqen ta shtyjnë ushqimin. Këto ngërçe të zorrëve shkaktojnë dhembje mjaft të mëdha prandaj edhe foshnja qan me zë mjaft të lartë.
Me rritjen e foshnjës edhe trakti digjestiv i saj zhvillohet dhe përkryhet për ushqimin e ri.
Çka mund të bëjë nëna që t’ia lehtësojë bebes dhembjen e stomakut?
Mbajtja e drejtë e bebes me rastin e dhënies gji mund t’i zbusë ngërçet në stomak. Nëna duhet të zërë pozitë të rehatshme dhe të shtrihet dhe që fëmijën t’ia afrojë gjirit (jo të përkulet mbi beben).
Foshnja duhet të kapë thimthin e gjirit dhe sipërfaqen përreth, kështu që e tërë goja t’i mbushet me sisë, në ç’mënyrë zvogëlohet mundësia që të thithë ajrin.
Mbas dhënies gji foshnja duhet patjetër të ngrihet në mënyrë që të gogësijë. Më së miri është që të vihet në parzmat e së ëmës në anën e krahut (koka e foshnjës duhet të jetë mbi krahun e së ëmës).
Hulumtimet më të reja kanë dëshmuar se dhënia e çajeve të ndryshme ose pikave kundër ngërçeve nuk ndikojnë në zvogëlimin ose zhdukjen e plotë të ngërçeve.
Lëngu i konsumuar vetëm do të plotësojë vëllimin e stomakut (e me vetë këtë foshnja do të marrë sasi më të vogël të ushqimit, përkatësisht qumësht nga e ëma) por nuk do të zvogëlohen dhembjet.
Foshnjës do t’i ndihmoni më së miri nëse i jepni gji në mënyrë të rregullt dhe në qoftë se, kur qan me dhembje dhe e shqetësuar, e mbështetni në parzmat tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush
Rikthehen xhinset e ngushta: Si t'i vishni dhe ‘rrëmbeni’ vëmendjen
Tri trajtat e një femre të paharrueshme
Ky është ndryshimi perfekt i gjatësisë për një çift në një marrëdhënie - ata janë partnerë idealë të puthjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?