LAJMI I FUNDIT:

Si do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Si do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi/ Foto: Ridvan Slivova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë e të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, pra të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

intervistë për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ekipet mobile do të kujdesen që ditën e zgjedhjeve tu mundësohet votimi edhe qytetarëve të infektuar me coronavirus.


“KQZ-ja është munduar që të gjej një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi.

Elezi tha se do të komunikojnë me personat që gjenden në izolim dhe do të shkojnë nëpër adresa për tu mundësuar atyre votimin.

“Ne do të komunikojmë me institucionet përkatëse që i kanë listat e personave që janë të infektuar me COVID-19 dhe e kanë të drejtën e votës. KQZ-ja do t’i kontaktojë këta qytetarë për t’i informuar për shërbimin e KQZ-së, pastaj është në vullnetin e tyre të marrë pjesë ose jo. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre, për tu mundësuar votimin”, tregoi Elezi për Telegrafin.

Zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se procesi i verifikimit të aplikuesve jashtë Kosovës po shkon mjaft mirë dhe sqaroi se i kanë bërë publik numrat e telefonit, për të shmangur ndonjë keqpërdorim.

“Këta numra nuk janë që qytetarët të thërrasin në ta, janë thjesht numra me të cilët i përdorin zyrtarët për të komunikuar me aplikuesit.  Si lutje, është që qytetarët apo aplikuesit të mos provojnë të thërrasin numrat, sepse vetëm do të vështirësojnë punën, pasi të gjithë ata që e kanë shkruar numrin e tyre të telefonit në aplikacion, do të telefonohen për verifikim”, tha Elezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori