int(1) Si të veproni me puçrrat e shpërthyera? - Telegrafi - Telegrafi Si të veproni me puçrrat e shpërthyera? - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Si të veproni me puçrrat e shpërthyera?

Si të veproni me puçrrat e shpërthyera?

E keni shpërthyer puçrrën dhe e keni infektuar lëkurën, tash çfarë të bëni? Nuk ka vend për panik!

Me një pambuk të pastër vendosni mbi akne ndonjë krem ose losion antibakterial, me qëllim që ta zvogëloni skuqjen dhe ta pengoni shfaqjen e infeksionit. Në rast se vrima e puçrrës është edhe më tutje pjesërisht e mbushur, ndërpritni përdorimin e kremit antibakterial sepse kremi pengon pastrimin e tërësishëm të vrimës.
Në vend të saj, lyejeni aknen me hidrogjen (3%), i cili do t’i shkatërrojë bakteret. Siç këshillon Femina, i gjithë procesi përfundon me vendosjen e kremit jo yndyror-hidratues dhe bazës për makijazh.

Nëse edhe më tutje jeni të vendosur që ta shtypni aknen, atëherë atë bëjeni në mënyrë të duhur. Një kohë të shkurtë mbani diçka të ngrohtë në pjesën ku ndodhet puçrra, me qëllim që vrima të hapet dhe në këtë mënyrë do të lehtësohet shtypja.

Pastrojeni me alkool një lancetë të hollë mjekësore ose një gjilpërë të zakonshme për qepje, dhe pastaj në mënyrë të kujdesshme shpojeni aknen. Pastaj mbështillni gishtat tregues të të dy duarve me një pecetë letre dhe shtypeni ngadalë puçrrën. Nëse nuk mund të nxirrni asgjë, atëherë ndërpriteni këtë veprim, dhe vendosni hidrogjen mbi akne. /Telegrafi/


Në trend Femra

Më shumë
Trajnerja personale e Ivanka Trumpit zbulon sekretet e 42-vjeçares për një fizik të tonifikuar

Trajnerja personale e Ivanka Trumpit zbulon sekretet e 42-vjeçares për një fizik të tonifikuar

Këshilla dhe arsye
Një detektiv privat zbuloi se si të “ndjesh” që partneri po të tradhton

Një detektiv privat zbuloi se si të “ndjesh” që partneri po të tradhton

Në çift
Praktikoni këto zakone, nëse dëshironi një marrëdhënie më të mirë me fëmijët

Praktikoni këto zakone, nëse dëshironi një marrëdhënie më të mirë me fëmijët

Fëmija juaj
10 gjërat pozitive që fëmijët do t'i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes

10 gjërat pozitive që fëmijët do t'i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes

Fëmija juaj
Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

10 mënyra unike për të rikthyer trendin në rritje të syve

10 mënyra unike për të rikthyer trendin në rritje të syve

Grim
Kalo në kategori