LAJMI I FUNDIT:

Si të shmangni tharjen e lëkurës ditëve të ftohta

Si të shmangni tharjen e lëkurës ditëve të ftohta

Temperaturat e ulëta ditëve të ftohta dëmtojnë shtresën natyrore të lipoideve, të cilët e mbrojnë lëkurën nga tharja. Mos lejoni që kushtet atmosferike të lënë shenja në fytyrën dhe trupin tuaj.

Përdorni kremra adekuatë për lyerje
Me ndryshimin e kushteve atmosferike, edhe kujdesi ndaj lëkurës suaj duhet të ndryshojë. Gjatë ditëve të ftohta në vend të kremrave të bazuar në ujë, më së miri do të ishte të përdorni ata që janë të pasur me vaj. Vaji krijon shtresën mbrojtëse, duke ruajtur lagështinë më mirë se secili prodhim tjetër i kozmetikës.

Kujdes hidratimin
Ajri gjatë ditëve të ftohta natyrisht se than lëkurën, prandaj ka nevojë për hidratim shtesë. Çdo ditë konsumoni një deri dy litra lëngje dhe rregullisht konsumoni pemë dhe perime. Molla, selino dhe trangujt janë artikujt që posedojnë sasi të madhe të ujit, prandaj dhe hidratojnë lëkurën.

Vaji i peshkut le të bëhet pjesë e ushqimit tuaj
Studimet kanë treguar se vaji i peshkut me aminoacide ‘omega 3’ parandalojnë tharjen e lëkurës. Personat që e përdorin rregullisht, dallohen për nga përmirësimi i lëkurës, flokut dhe thonjve.


Shmangni ujin e ngrohtë
Edhe pse dushi me ujë të ngrohtë na kënaq, mos e bëni një gjë të tillë. Uji i ngrohtë dëmton kapilarët dhe dëmton shtresën mbrojtëse të lipoideve.

Mos lëpini buzët
Kur buzët tuaja të pëlcasin, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen e tyre nëse i lëpini ato. Në vend të kësaj, përdorni balsam për buzë apo në shtëpi mund të përgatisni diçka në mënyrë të thjeshtë – disa pika vaj ulliri, duke i përzier me të njëjtën sasi të mjaltit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjërat të cilat meshkujt i lakmojnë në seks

Gjërat të cilat meshkujt i lakmojnë në seks

Në çift
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Flokë dhe stil
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Një fakt që gratë duhet ta dinë. Sa kohë mund të

Një fakt që gratë duhet ta dinë. Sa kohë mund të "mbijetojnë" spermatozoidet?

Në çift
Është nënë e tre fëmijëve dhe qe dy dekada duket e njëjtë – për figurën e përsosur, Megan Fox i detyrohet dietës së popullarizuar

Është nënë e tre fëmijëve dhe qe dy dekada duket e njëjtë – për figurën e përsosur, Megan Fox i detyrohet dietës së popullarizuar

Kalo në kategori