LAJMI I FUNDIT:

Si të realizoni modelin e flokëve të Kate Bosworth

Si të realizoni modelin e flokëve të Kate Bosworth

Kate Bosworth është shpallur në rrjetet sociale si pjesëmarrësja në Coachella me modelin më të bukur të flokëve.

Ajo arriti të dilte në publik me tre model të ndryshme, secili më i bukur se tjetri. Por, ai më i veçanti është modeli që shihni me një mini-gërshet përgjatë kokës, stiluar nga floktarja e saj Bridget Brager.

Frymëzuar nga vitet ’90 këto janë disa udhëzime si ta realizoni edhe ju:


1. Fillojeni në ditën e dytë mbasi keni larë flokët. Zgjidhni një seksion shumë të vogël floku, sa trashësia e gishtit tuaj të unazës. Kjo sasi floku duhet të përfundojë diku në kurorën e kokës, pak para se të fillojë përthyerja e saj.

2. Mbasi të keni marrë këtë seksion flokësh, bëni një gërshet të vogël francez përgjatë kokës suaj duke e filluar nga qendra e kokës dhe u drejtuar drejt ballit.

Mbarojeni gërshetin në zonën ku përfundojnë edhe flokët dhe ndajeni pjesën e mbetur në dy pjesë. Këto të fundit kalojini anës fytyrës si në foto duke i shtrënguar sa më shumë të jetë e mundur.

3. Më pas aplikoni pak shampon të thatë dhe kapni një pjesë të flokëve që bien mbas veshëve për t’i bashkuar në një lloj nyjeje, gjysmë sipër dhe gjysmë poshtë.

Pjesën tjetër lëreni mbas veshëve si të shpurpurisur.

4. Mbarojeni pamjen me aplikimin e llakut, por duke e mbajtur larg flokut.

/Telegrafi/