Një sistem i fortë imunitar është qëllimi i të gjithëve në këtë moment, me pandeminë prezentë.
Sezoni i gripit është afër dhe një valë e dytë e coronavirusit po vjen, kështu që është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbroni dhe forconi sistemin tuaj imunitar. Ju nuk mund të ‘rritni’ sistemin tuaj imunitar, por mund ta mbështesni atë.
Kjo do të ndihmojë trupin tuaj të përgatisë dhe të luftojë kundër infeksionit, i cili është ideal në klimën aktuale.
Nutricionisti Rhiannon Lambert, shpjegoi: “Trupi i njeriut është kompleks me shumë reagime biokimike që ndodhin gjatë gjithë kohës, duke punuar shumë për të na mbrojtur dhe mbështetur sistemin tonë imunitar”, shkruan Express.
“Megjithëse nuk mund ta ‘rritni’ sistemin tuaj imunitar dhe as nuk duhet të dëshironi (kjo në të vërtetë mund të na shkaktojë më shumë dëm) ju mund të kërkoni të mbështesni imunitetin tuaj me një mënyrë jetese të shëndetshme”, shton ajo.
Si të përmirësoni sistemin tuaj imunitar
Mbushni pjatën tuaj me ushqime të shëndetshme
Ndryshimi i dietës tuaj është një mënyrë e sigurt për të mbështetur sistemin tuaj imunitar. Një sondazh nga Vita Coco zbuloi se 50 për qind e Britanikëve janë të shqetësuar se nuk po marrin mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese, kjo mund të ndikojë në sistemin e tyre imunitar.
Rhiannon këshillon: “Sistemi ynë imunitar është kaq i larmishëm dhe ushqyerja luan një rol të rëndësishëm, së bashku me shumë faktorë të tjerë si psikologjia dhe mënyra e të menduarit”.
“Një ushqyerje e ekuilibruar mirë që përfshin të gjitha grupet e ushqimit me një përqendrim në përfshirjen e drithërave dhe pjesëve të mira të ushqimeve me bazë bimore është e rëndësishme për një dietë të shëndetshme”, tha ajo.
Merrni dozën tuaj ditore të Vitaminës C
Ka mjaft prova që vitaminat mbështesin sistemin imunitar.
Rhiannon sugjeron marrjen e suplementeve të mëposhtme ose ngrënien e ushqimeve që janë plot me to: Vitamina A, C, D dhe E, vitamina B6 dhe B12, beta karotinë, hekur, selen, konizma Q10 dhe zink”.
Sidoqoftë, vitamina C është më e rëndësishmja nga të gjitha për imunitetin.
Ajo tha: “Kur jemi të sëmurë, trupi ynë përdor më shumë vitaminë C, kështu që vitamina C është e rëndësishme dhe mund të ndihmojë për të zvogëluar kohën që ju duhet për shërim. Shumë njerëz mund të mos jenë të vetëdijshëm se një mungesë e Vitaminës C mund të mos shfaqet për 4-6 muaj dhe kjo mund të rezultojë në lodhje, dobësi, dhembje të nyjave dhe muskujve”.
Jepni përparësi gjumit tuaj
Të gjithë e dimë që gjumi është thelbësor për funksionimin e duhur të trupit tonë, por a e dini se mungesa e tij dëmton sistemin tuaj imunitar?
Rhiannon tha: “Që nga pandemia COVID-19, mungesa e gjumit dhe stresi i shtuar është bërë më e zakonshme në të gjithë popullsinë”.
“Stresi mund të jetë për shkak të një mori faktorësh, por përqendrimi në cilësinë e gjumit tuaj dhe dietën tuaj mund të ndihmojnë në stresin dhe nga ana tjetër mund të mbështesin imunitetin tuaj”.
Për të fjetur më shpejt, Rihannon rekomandon që të mos dremitni gjatë ditës, të mbani dhomën tuaj të freskët gjatë netëve të ngrohta dhe të shmangni ngrënien e vakteve të mëdha ose sheqerit afër gjumit.
Zbutni stresin me një regjim të mirë ushtrimesh
Ushtrimet ju bëjnë të fortë dhe të shëndetshëm, gjithashtu mbështesin sistemin tuaj imunitar duke mposhtur stresin.
Rihannon tha: “Stresi mund të jetë si pasojë e një numri të madh faktorësh dhe shumë njerëz zgjedhin të përdorin stërvitjen si një mënyrë për të ndihmuar në menaxhimin ose zbutjen e ndjenjave të stresit”.
“Ushtrimet gjithashtu kanë përfitime në shëndetin tuaj fizik dhe mendor, që nga ana tjetër mund të ndihmojë me një sistem të shëndetshëm imunitar”, përfundon ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Çfarë thonë sondazhet për Kamala Harris dhe çfarë për Donald Trump, dy javë para zgjedhjeve në SHBA?
Erdogan reagoi për herë të parë rreth vdekjes së Gulenit
Rusët i rrethuan dhe më pas filloi aksioni i ukrainasve: Ky ishte rrëfim për Hollywood
Lamine Yamal emëron idhullin e tij të futbollit dhe nuk është Lionel Messi
Ish-kryeministri italian: Si mund të jetë Shqipëria vend i sigurt për emigrantët kur tërheqin zvarrë ish-presidentin e tyre
Chelsea kërcënon lojtarin e tyre: Rinovo kontratën ose nuk luan deri në 2026