Të vishesh bukur nuk do të thotë të kesh shumë rroba, rëndësi ka të dish si t’i kombinosh me njëra-tjetrën ato që ke në gardërobë

Nëse ka një fustan që të gjitha e preferojmë tani në dimër, është pa dyshim një fustan golf i thurur.


Por a e kishit menduar se një fustan i tillë mund të kombinohet në disa mënyra dhe mund t’ju bëjë të dukeni totalisht ndryshe çdo herë që e vishni?

Who What Wear na ka dhënë plot 5 ide si mund ta kombinojmë një fustan të tillë të thjeshtë që shumica prej nesh e kanë në gardërobë.

Jeni kurioze të mësoni disa truke?

Fustan i thurur + pantallona të gjera (të thurura) + çizme me takë Fustan i thurur + jelek + këmbale Fustan i thurur + triko e gjatë + këmbale Fustan i thurur + xhinse + sheshka ‘loafers’ Fustan i thurur + fund dimëror + çizme ‘cowboy’