Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur flasin me fëmijën e tyre dhe mundohen ta bindin të heqë dorë nga ajo sjellje?
Çdo nënë dhe baba kalon momente të vështira me fëmijët e tyre. Shpesh dëgjohen shprehje si “mos, prit, mbylle, do të çmendem prej jush, do të iki nga shtëpia”, etj. Ndërkohë që kemi dëshirë të jemi nëna dhe baballarë tolerantë, kthehemi menjëherë në prindër që bërtasin dhe reagojnë ndaj çdo veprimi të fëmijëve.
Megjithëse nëna dhe babai e paralajmërojnë disa herë, fëmija vazhdon të përsërisë të njëjtat sjellje, transmeton Telegrafi.
Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur flasin me fëmijën e tyre dhe mundohen ta bindin të heqë dorë nga ajo sjellje? P.sh. kur jeni duke folur me një shok apo shoqen tuaj ju ndërpret bisedën disa herë ose kur vjen nga shkolla i hedh rrobat mbi divan, lëshon çantën në mes të sallonit, nuk vjen në tavolinë edhe pasi e keni thirrur disa herë.
Pra nuk plotëson përgjegjësitë e tij brenda shtëpisë, flet shumë në telefon, dëgjon muzikë me zë të lartë.
Prindërit që përballen me situata të tilla duhet të kërkojnë momentin e duhur për të folur me fëmijët. Në një vend dhe kohë ku mund të qëndrojnë vetëm për vetëm dhe të komunikojnë. Duhet folur shumë sinqerisht duke e parë drejt në sy.
Për t’u mirëkuptuar nga fëmija dhe për të shkuar në vend fjalët e prindit, nëna dhe babai duhet t’i shpjegojnë të qetë mënyrën sesi ndikohen nga sjelljet e tij.
Në vend të fjalës “ti” të përdoret “unë”
“Të urdhërosh, të drejtosh, paralajmërosh, ta paragjykosh, ta kritikosh, tallësh, turpërosh është një nga metodat e dështuara të përdora shpesh nga prindërit.
Gjuha “unë” është një lloj shprehje, e cila shpjegon ndjenjat dhe mendimet, reagimin individual në momentin kur personi përballet me një gjendje apo sjellje.
Në vend të fjalëve “mos u trego i pasjellshëm, nuk flitet kështu me nënën dhe babanë” mund të përdorni “ndihem shumë keq kur më flet kështu duke bërtitur, dhe mendoj se nuk më respekton” dhe kështu do të shprehni edhe ndjenjat edhe mendimet tuaja.
Shprehja e ndjenjave tona ndihmon që personi përballë të kuptojë më mirë gjendjen. Duke vendosur veten në vendin e tyre, ai arrin të kuptojë ndryshimet e sjelljes dhe të krijojë empati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë