LAJMI I FUNDIT:

Si ta qetësoni një fëmijë të mërzitur në publik? Truku i Princeshës Diana që funksionon çdo herë!

Si ta qetësoni një fëmijë të mërzitur në publik? Truku i Princeshës Diana që funksionon çdo herë!

Është i thjeshtë dhe fëmija i përgjigjet shpejt, duke u qetësuar shumë shpejt

Meqenëse ajo ishte shpesh bashkë me fëmijët në situata kur ata ishin të ekspozuar ndaj shikimeve të të tjerëve, sepse ata ngjallnin gjithnjë kuriozitet në publik dhe tërhiqnin vëmendjen, Princeshë Diana duhej të dinte se si t’i qetësonte fëmijët e saj nëse ata nuk ndiheshin mirë ose bëheshin nervozë.


E njëjta metodë tani përdoret nga djali i saj, Princ Williami, kur ai është në publik me gruan dhe fëmijët e tij.

Nëse dëshironi të qetësoni një fëmijë shpejt dhe lehtë – zbritni në nivelin e tij, fjalë për fjalë, transmeton Telegrafi.

Mos e shikoni nga një lartësi, por përkuluni ose uluni pranë tyre në mënyrë që të jeni në të njëjtën lartësi dhe në mënyrë që t’i bëni të mundur që ata të dinë se ju jeni aty për ta dhe se ndani atë problem së bashku.

Përveç kësaj, tregoju atyre diçka që do t’i inkurajojë ose do t’i pëlqejë, tërhiqni vëmendjen e tyre për diçka që u pëlqen ose çfarëdo që është interesante për ta. Qëndroni në këtë pozicion dhe në temën për të cilën po flisni derisa të shihni se fëmija është qetësuar.

Ndonjëherë një fëmijë ka nevojë vetëm për disa minuta vëmendje të përbashkët, por edhe pak inkurajim për të vazhduar i qetë. Nuk është e lehtë të rritesh dhe të jesh fëmijë!

/Telegrafi/