Ok, njerëzit perfektë nuk ekzistojnë, por edhe sikur të ekzistonin, ndoshta ne nuk do të donim t’i kishim si partnerë
Ne dashurohemi me njerëzit që janë një paketë virtytesh dhe defektesh, disa nga të cilat edhe i anashkalojmë për hir të dashurisë. Megjithatë, me këto pesë sjellje duhet bërë kujdes. Nëse ai sillet kështu, mendo edhe një herë.
Bëhet i dhunshëm, edhe pse nuk të qëllon
Ti mund të mendosh që ky është një veprim i pandërgjegjshëm, por jo, nuk është. Shumë gra që janë në marrëdhënie abuzive, kanë një forcë të mahnitshme, që zhdukej para inatit dhe dhunës së bashkëshortit.
Nëse një djalë thyhen objekte, të prish shtëpinë, të shan, ai është një shkatërrues marrëdhëniesh, sepse edhe nëse nuk të godet, të tremb. Asnjë marrëdhënie nuk mund të ndërtohet mbi frikë dhe ti nuk e di asnjëherë si mund të degradohen veprimet e tij.
Ai tradhton
Shumë njerëz do thonë që kjo është një pikë e diskutueshme, sepse shumë çifte që kanë pasur probleme besnikërie i kanë kaluar dhe kanë arritur të kenë një marrëdhënie më të mirë sesa para tradhtisë, por nuk është akti i tradhtisë shkatërrues. Është mungesa e respektit, besimi i humbur dhe rreziku për shëndetin.
Me gjithë këto rreziqe që shkaktohen për pak kënaqësi, tradhtia është komplet egoiste. A do të kalosh jetën me dikë që vë dëshirat e tij, para nevojave të tua, siç janë siguria dhe besimi? Më mirë jo.
Nuk të pranon dhe nuk të prezanton me askënd
Shumë vajza kalojnë kohë në marrëdhënie të dyshimta me një djalë që nuk u jep statusin e së dashurës. Ja e vërteta: nëse del me një burrë prej gjashtë ose nëntë muajsh dhe ai nuk të ka bërë pjesë zyrtare të jetës, është koha për të ikur.
Mos nxirr arsyetime pse nuk po shkojnë gjërat në një nivel tjetër, vetëm sa do harxhosh kohë dhe koha jote vlen më shumë sesa kjo. Nuk duhet të pranosh të rrish me dikë për fare pak sepse nuk është mirë të rrish me një mashkull që sillet sikur të ka gjetur në plehra. Nëse ai e di që ti vlen, ai do të pranojë dhe prezantojë dhe do mbajë një fjalim pse nuk është akoma gati.
Vuan nga varësitë
I ka hak shumë vlerësime nderi një grua që i qëndron pranë partnerit në kohë të vështira, por kujdes nëse partneri yt po lufton me këta lloj demonësh.
Varësitë mund të jenë nga më pak të dëmshmet, si cigarja, bixhozi, alkooli apo seksi. Dikush që vuan nga varësitë bën çdo gjë, pikërisht çdo gjë, për t’i realizuar edhe në kurriz të atyre që duan. Kështu që nëse nuk do të jesh e dyta pas vesit të tij, është koha “ta lësh duhanin”.
Të manipulon
Disa njerëz përpiqen të ndryshojnë kujtesën ose perceptimin tënd për ngjarjet, duke të bërë të ndihesh e çmendur, në interes të tyre. Por kur një manipulim i tillë është shkak për të prishur një marrëdhënie, pyet ti? Përgjigja është kur ai ndodh!
Një burrë që përdor taktika manipulative për të dalë e tija ose për të fituar në një diskutim, do vazhdojë të luajë me mendjen tënde dhe të tregohet i pandershëm. Kur i provon këto manipulime ndihesh si e çmendur dhe vetëvlerësimi bie në shesh. Nëse ke mundësinë që ta kuptosh që ai e ka pjesë të lojës, përfito dhe lëre menjëherë. Është gjëja më e mirë që mund të bësh.
I mban mend? Nëse i dashuri sillet kështu, mos u marto kurrë me të. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Ti je e dashura numër 2
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!