Për të pasur një lëkurë të nxirë në mënyrë të shëndetshme, ndiq këto rregulla të cilat do të të japin një rezultat të kënaqshëm.
Para se të nisesh me pushime, qëllimi kryesor është i njëjtë për pothuaj të gjitha femrat: sa më shumë ngjyrë. Por për ta hequr maninë që çdo rreze dielli duhet të kalojë më parë në trupin tënd dhe për të mos pasur dëme të tjera të mëvonshme, këtu janë disa këshilla për t’i pasur parasysh.
Pi sa më shumë lëngje për të qenë gjithmonë e hidratuar
Dihet që vera është shumë favorizuese për humbjen e lëngjeve, ndaj trupi duhet të ketë një hidratim plus. Për të rikuperuar lëngjet e humbura, duhet të pish të paktën dy litra ujë mineral në ditë dhe ta ushqesh lëkurën me produkte kozmetike hidratuese.
Përdor kremin të paktën 30 minuta para së të dalësh në diell
Trego kujdes sidomos me produktet që favorizojnë ngjyrën uniforme dhe po ashtu rrisin rezistencën e lëkurës ndaj irritimeve të ndryshme që mund të shfaqin nën efektin e rrezeve të diellit. Ideale është shtëpia. Para se të dalësh dhe jo kur shkon në plazh. Të paktën 30 minuta para. Në këtë mënyrë i jep kohë lëkurës ta përthithë kremin gradualisht, duke rritur edhe mbrojtjen ndaj diellit.
Merri rrezet më shumë gjatë lëvizjes
Ideja se rrezet merren më mirë kur trupi është i shtrirë është mjaft e gabuar. Poshtë çadrës ose shtrirë në rërë mund të marrësh ngjyrë, por ajo nuk do të zgjasë, aq më tepër që rrezikon edhe të digjesh apo të marrësh ngjyrë jo uniforme. Nëse luan anës detit, merresh me sport apo bën edhe lëvizje të tjera gjatë plazhit, nxirja do të jetë më e plotë.
Përdor çdo ditë kremin pas diellit
Ky është një detaj mjaft i domosdoshëm që nuk duhet harruar, për arsye se ai të siguron një ngjyrë të bukur, por ndërkohë është edhe lehtësues dhe zbutës pas tharjes së lëkurës dhe tkurrjes së muskujve. Pas ditës së plazhit, edhe pse e mbrojtur, lëkura dhe muskujt janë gjithsej të sforcuar, kështu që produktet kozmetike të darkës ndihmojnë tonifikimin e lëkurës. Vendos një masë të mirë kremi në trup dhe do ta shohësh që lëkura do ta përthitë menjëherë.
Pastro lëkurën me scrub
Nga rrezet e diellit, por edhe nga djegia, shtresat e lëkurës ndahen nga njëra -tjetra, ndaj nxirja merr shpesh formën e hartave, shkruan revista class. Për ta shmangur këtë, gjatë dushit përdor kremra ose sapunë me kokrriza, scrub-e, që lëkura të pastrohet sa më lehtë dhe të ndihmojnë të kesh lëkurë uniforme. Në këtë mënyrë nxirja nuk ikën, përkundrazi lëkura duket më e shëndetshme dhe nxirja shkëlqyese dhe uniforme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi