Një ndër veshjet më praktike, më trendi dhe më të bukura të propozimeve të stilistëve për këtë pranverë është këmisha xhins. Ka filluar të vishet në fund të vitit të kaluar, por ky sezon e sjell më të përhapur.


1426518913main original (9) jpgfaqe

Këmisha xhins është një veshje e pazëvendësueshme, shumë praktike, e thjeshtë dhe e përshtatshme me çdo lloj kombinimi. Me fund veror apo lëkure, me pala, rrjetë, pambuk, maksi apo mini, me pantallona me lule apo edhe e hapur me një fustan të lehtë… këmisha xhins është e përkryer për çfarëdo kombinimi!

1426518948main original (12) jpgfaqe

Këmishën xhins mund ta veshësh edhe në stilin e përditshëm, në përditshmëri ose nëse do të dukesh më urbane, ndërsa ke vendosur të dalësh darkave, shtoji një aksesor dhe kombinimi i saj do të ishte perfekt.

Për të rënë në sy, këmishën xhins mund ta veshësh me shumë ngjyra: fund të kuq, sandale me ngjyra të ndezura apo një çantë ngjyrë ari. 

1426518991main original (23) jpgfaqe

Ja disa propozime nga revistaclass që mund të të ndihmojnë për të kombinuar këmishën xhins, duke filluar që nga Gisele Bündchen, Jonida Maliqi apo Armina Mevlani.  

1426894875breakup thefun jpgartikull

/Telegrafi/