LAJMI I FUNDIT:

Si ta dini a është partneri aktual “i duhuri”?

Si ta dini a është partneri aktual “i duhuri”?

Ndjenja e fluturave në bark është normale para takimit të parë. Qoftë nëse dilni me dikë që e keni njohur tash e sa kohë, qoftë nëse dilni me dikë që sapo jeni njohur, nuk keni si ta shmangni stresin.

Por nëse kjo ndjenjë e stresit dhe brengave vazhdon edhe pas disa takimeve dhe stomaku juaj nuk qetësohet, kjo mund të jetë shenjë e një problemi më të madh, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertes Wendy L. Patrick, ndjenjat e çuditshme dhe jo komode mund të jenë shenjë se personi me të cilin po dilni nuk është i duhuri për ju.

Nëse e gjeni veten duke pasur kujdes në çdo moment se si silleni – nëse luhateni në karrige dhe brengoseni se a jeni duke u treguar mjaftueshëm qesharake apo joshëse – kjo është shenjë shumë e keqe!

Takimet nuk duhet të jenë performancë, e as bisedat gjatë darkës nuk duhet t’ju japin ndjenjën se po iu merr në pyetje policia.

Të gjithë ndjejmë stres dhe presion herë pas here, por nëse vazhdimisht po e keni këtë ndjenjë kur po takoheni me personin e caktuar, atëherë ai person nuk është i duhuri për ju – sado i mahnitshëm që të jetë! /Telegrafi/