LAJMI I FUNDIT:

Si ta dalloni mjaltin e rremë? Mjafton të shikoni pjesën e sipërme të kavanozit dhe gjithçka do të jetë e qartë për ju

Si ta dalloni mjaltin e rremë? Mjafton të shikoni pjesën e sipërme të kavanozit dhe gjithçka do të jetë e qartë për ju

Ne e dimë se sa i shëndetshëm është mjalti dhe e dimë se ka lloje të ndryshme, por pak njerëz dinë të dallojnë mjaltin e vërtetë natyral nga ai i rremë

Çfarë sëmundjesh mund të kurojmë duke konsumuar disa lloje mjalti?

Mjalti trajton sëmundjet kronike të frymëmarrjes, sëmundjet e tretjes, të gjitha sëmundjet e mundshme. Është shumë i mirë, mbi të gjitha, për sëmundjet kardiovaskulare, qarkullimin e gjakut, për përmirësimin e kujtesës, për organet e tretjes, po ashtu është i mirë edhe për përdorim të jashtëm, nëse digjeni, zonën e djegur lyejeni me mjaltë, por sigurohuni që ta lagni mjaltin sepse substancat shëruese nuk lirohen nëse mjalti nuk është i lagësht.


Pjalmi dhe poleni i bletës kanë përbërje të ngjashme, por poleni i bletës vlerësohet më shumë sepse përpunohet vetëm në koshere, në huall dhe shtohen shumë gjëra të tjera, pra në këtë kuptim është më i pasur. Por kur analizohen përbërjet e të dy produkteve, ka pak ndryshim. Për shembull, si pjalmi ashtu edhe poleni i bletëve përmbajnë penicilinë, kërpudha dhe maja, por numrat janë më të ulët në polenin e bletëve sesa në pjalm, transmeton Telegrafi.

Mjalti është shumë shërues, përmban gjithçka që i nevojitet trupit

Nuk ka mjaltë më të mirë, i gjithë mjalti natyral është shërues, thjesht përbërja dhe përdorimet ndryshojnë.

Mjalti i akacies është i lehtë, i mirë për sistemin tretës, vepron si qetësues dhe është perfekt për humbje peshe, gjë që shumë njerëz nuk e dinë. Një lugë supe çdo ditë tjetër, nëse mund ta përballoni mirë fizikisht, merrni një lugë supe mjaltë të tretur në dy ose tre decilitra ujë, pesha thjesht do të largohet ngadalë, është e pabesueshme se si funksionon. Mjalti i livadhit është shumë i mirë, ai njihet për vetitë e tij kuruese për sëmundjet kardiovaskulare. Për prostatë, më i mirë është mjalti me hithër. Mjalti i pyllit ose i zi ka 30 herë më shumë minerale se llojet e tjera të mjaltit, është shumë i dobishëm, dhe mund të thuhet se është më shërues.

Megjithatë, ajo që përbën një problem të madh është dallimi i mjaltit të vërtetë, natyral nga mjalti i rremë. Edhe pse është shumë e vështirë për të bërë dallimin, apiterapistët thonë se është megjithatë i mundur dhe japin udhëzime.

Mos t’ju mashtrojnë me mjaltë të rremë! Kthejeni kavanozin dhe shikoni – një gjë i thotë të gjitha
Lexo po ashtu Mos t’ju mashtrojnë me mjaltë të rremë! Kthejeni kavanozin dhe shikoni – një gjë i thotë të gjitha

Problemi nuk është vetëm te mjalti i rremë, problemi është të përcaktohet nëse ai është i rremë. Ekziston një metodë kimike, është më e besueshme, të vendosni një të tretën e mjaltit në një kavanoz dhe dy të tretat e metanolit, alkoolit dhe ta tundni atë. Nëse nuk ka papastërti në sipërfaqen e kavanozit, atëherë ai është mjaltë i pastër – nëse shfaqet ndonjë lëndë e dyshimtë, atëherë ai është i rremë.

Tjetër problem është se bletët po trajtohen me medikamente të papërshtatshme. Ka sëmundje të bletëve që duhen trajtuar me medikamente dhe doza të përshtatshme dhe për fat të keq në vendin tonë ende përdoren disa produkte ilegale dhe mjalti bëhet toksik.

Gjithashtu, pakkush di si përdoret helmi i bletës, një nga produktet më shëruese dhe më të dobishme të bletëve.

A mund të prishet mjalti - qe si ta ruani siç duhet
Lexo po ashtu A mund të prishet mjalti - qe si ta ruani siç duhet

Helmi i bletëve është lëng i hidhur pa ngjyrë i cili përbëhet nga përzierja e proteinave, ndërsa vepron si mjet kundër mpiksjes së gjakut dhe redukton inflamacionet. Vetëm një për qind e njerëzve janë alergjikë në pickimet e bletëve, ndërsa shkencëtarët besojnë që pas hulumtimit në detaje me helmin e bletës kanë mundur të reduktojnë shumë sëmundje dhe të rrisin imunitetin e përgjithshëm të organizmit.

Helmi i bletës përdoret duke e fërkuar në zonën e dhimbshme, nëse është pjesa e poshtme, fërkohet në shtyllën kurrizore dhe në zonat e prekura. Nëse është pjesa e sipërme e trupit, atëherë në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore dhe shpatullave, në nervat bronkial.

Kur blini mjaltë, duhet t’i dini këto informacione. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Shëndetësi
Kalo në kategori