Si ta bëni më të lehtë për fëmijën zgjimin nga gjumi për të shkuar në shkollë?

Shkolla ka filluar dhe fëmijët janë të gatshëm pas pushimit të gjatë veror. Dëshira për të mos u zgjuar dhe fjetja në orët e vona veçse janë në agjendën e tyre…
Këto rutina apo shprehi të këqija ato i kanë fituar gjatë pushimeve të mahnitshme të sezonës verore dhe ditëve të gjata verore. Prandaj, nuk është befasuese që kur fillon shkolla, muajt e parë janë shumë të vështirë për fëmijët që t’i rikthehen rutinës normale, transmeton Telegrafi.
Tranzicioni i rikthimit në shkollë mund të jetë i vështirë dhe është ide e mirë të fillohet të përgatitet dy javë para ditës së parë së shkollës. Megjithatë shkolla veçse ka filluar prandaj është vonë për këtë, por prapëseprapë këto këshilla mund t’ju ndihmojnë ta lehtësoni tranzicionin që po e përjetojnë fëmijët.
Komunikoni për nevojat e tyre të gjumit
Diskutoni me fëmijët për rëndësinë e gjumit. Pyetni se përse duhet të flenë, sa kanë nevojë të flenë, si ndjehen kur janë të lodhur dhe si ndjehen kur bëjnë një sy gjumë të mirë. Hapja e këtij diskutimi i ndihmon ata të kuptojnë më mirë se përse po i bëni këto ndryshime të domosdoshme në rutinat e tyre.
Rikthejuni orarit të duhur të gjumit
Duhet ta rifilloni orën e brendshme të fëmijës për t’ju përshtatur rutinës shkollore. Bëni që fëmija të shkoi në shtrat dhe të zgjohet çdo ditë në të njëjtën kohë. Edhe gjatë vikendeve aplikojeni këtë!
Inkurajoni aktivitete të qeta
Një orë para kohës së gjumit, është koha t’i ndalni aktivitetet stimuluese si TV-ja, video-lojërat dhe përdorimin e internetit, sepse këto e bëjnë të vështirë për fëmijët (dhe prindërit) të qetësohen para gjumit, e kjo mund të shpijë në probleme të gjumit.
Shmangni kafeinën
Keni kujdes sasinë e kafeinës që e konsumon fëmija gjatë ditës. Shmangni pijet freskuese, çokollatat dhe çajin e ftohët në orët e vona të pasdites. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit