LAJMI I FUNDIT:

Si të sillemi me të sëmurët

Si të sillemi me të sëmurët

Përkujdesja për të sëmurët kërkon një përkushtim të veçantë. Detyra e parë e personave që ndodhen pranë tyre është t’u ngrenë moralin dhe t’u largojmë mendimet e këqija

Kur vizitojmë një të sëmurë, gjendja shëndetësore e të cilit nuk është e rëndë, i çojmë lule, bonbone, çokollata (kur lejohet), fruta, pije freskuese dhe libra (me kusht që të jenë interesantë dhe të lexohen lehtë), transmeton Telegrafi.

Pranë shtratit të një të sëmuri nuk diskutojmë kurrë.

Vizita në spital

Përveç atyre që thamë lidhur me sjelljen ndaj të sëmurëve, në shtëpi ose të shtruar në spital, ja disa rregulla të vlefshme për vizitat në spital:

* Nuk çojmë lule me aromë shumë të fortë, sepse aty ku jeton era e alkoolit, e jodit etj., ajri do të rëndohet. Mirë është të mendojmë edhe ku do t’i vërë i sëmuri.

* Tek i sëmuri hyjmë me radhë, jo në grupe të mëdha, dhe qëndrojmë pak. Nuk i marrim fëmijët e vegjël me vete, me përjashtim të atyre rasteve kur i sëmuri ka kërkuar t’i takojë. Të mos harrojmë se pranë të sëmurit ‘tonë’ janë të shtruar edhe pacientë të tjerë që kanë nevojë për qetësi. Nuk duhet të ulemi mbi shtrat. Në rast se nuk ka asnjë karrige të lirë, qëndrojmë në këmbë.

* I pyesim më parë të afërmit e të sëmurit, në rast se mund t’i bëjmë një vizitë dhe çfarë mund t’i çojmë për të ngrënë. Disa shpien në spital sasi të mëdha ushqimesh, pa marrë parasysh dietën që i kanë caktuar mjekët pacientit, as mundësinë e paktë që ka ai për t’i ruajtur të freskëta tërë ato ushqime.

* Kur hyjnë mjekët për vizitë ose pacientit i bëhen injeksione, duhet të largohemi menjëherë.

Rregulla të sjelljes në rast vdekjeje, ngushëllimet

Vizitat që i bëhen familjes ku ka ndodhur një vdekje, për ta ngushëlluar, në përgjithësi duhet të jenë të shkurtra. Nuk përmenden aty as vuajtjet, as fundi i të ndjerit. Një shtrëngim i dorës flet shpeshherë më tepër se fjalët e tepërta dhe të kota.

Kur marrim vesh se ka vdekur një i njohuri ynë, nuk ngushëllojmë asnjëherë me anë të telefonit. Lulet dhe kurorat çohen para se të zhvillohet ceremonia e varrimit, ose vendosen personalisht mbi varrin e të ndjerit.

Formula më e përhapur për të shprehur ngushëllimet është – “Ngushëllimet e mia” ose “Jemi pranë jush”. Kaq mjafton.

Në shumicën e rasteve nuk flitet fare dhe është më mirë ashtu, sepse heshtja është qëndrimi që i shkon për shtati më së miri atij që ka humbur një njeri të afërt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori