‘Si i shpëtoi Fabinho kartonit të kuq’ – reagime të shumta të tifozëve për mospërjashtimin e mesfushorit të Liverpoolit

Fabinho i ka shpëtuar kartonit të kuq pa një ndërhyrjeje brutale ndaj Evan Fergusonit të Brightonit.
Mesfushori kishte hyrë në fushë vetëm dy minuta më herët në ndeshjen e Kupës FA, të cilën Liverpooli e humbi, para se t’i ndërhynte nga prapa sulmuesit të ‘Seagulls’.
Futbollistit të Redsave iu dha karton i verdhë, ndërsa VAR-i nuk reagoi për ta ndryshuar në të kuq.
Ky vendim ka nxitur reagimin e tifozëve, të cilët nuk kanë mundur të besojnë pse Fabinho nuk u përjashtua nga loja.
Disa nga reagimet e shumta në rrjetet sociale:
“Fabinho e dinte qartë se ishte i kuq, ndërsa ata nuk ia dhanë”.
“VAR-i është absolutisht një shaka. Ndërhyrja e Fabinhos në Fergusonin është kartoni i kuq më i pastër dhe i dukshëm që do të mund ta shihni gjithë sezonin”.
“Ajo ndërhyrje e Fabinhos një nga më të këqijat që ke mundur ta shohësh”.
“Absolutisht shokuese. Si është e mundur që VAR-i të mos e konvertojë në karton të kuq”.
“Duhej të ishte direkt karton i kuq për Fabinhon. Shpresoj që Ferguson të jetë mirë...”.
Ferguson u largua nga loja dhe u zëvendësua me Deniz Undav, ndërsa shkoi drejt tunelit me asistencë. /Telegrafi/



Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































