Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe derivateve, Audi propozon kufizimin e shpejtësisë nëpër autostrada në 200 km/h
Gjermania është i vetmi vend pa kufizim të shpejtësisë nëpër autostrada, e masa e re si zgjidhje kompromisi paralajmërohet si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Markus Duesmann, shef i Audi, për shkak të krizës aktuale po propozon masa për zvogëlimin e shpenzimeve të derivateve, që do të përfshinin ditët pa vetura dhe kufizim të shpejtësisë në krizën aktuale, transmeton Telegrafi.
“Për ta përballuar më mirë situatën në Gjermani dhe nevojën për kursim, do të mundemi të vendosim ditët pa vetura sikurse në vitet e 70-ta. Kufizimi i shpejtësisë në autostrada deri në 200 kilometra në orë, gjithashtu mund të jetë e dobishme”, tha ai për Suddeutsche Zeitung.
Shoqata gjermane e industrisë së veturave (VDA), së cilës i përket Audi, ka një mendim tjetër.
“Refuzojmë ndalimin e drejtimit të veturave si reagim ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, si në vitet e 70-ta”, tha presidentja e kësaj shoqate Hildegard Muller.
Propozimi për kufizimin e shpejtësi në autostrada prej 200 kilometra në orë, bazohet në rekomandimin që Prokuroria e Shtetit në Naumburg e shtoi në gusht të këtij viti, me pezullimin e procedurës kundër shoferit që u filmua duke drejtuar veturën Bugatti Chiron në autostradën A2 me një shpejtësi prej 417 kilometra në orë.
Është gjithashtu një propozim kompromisi pasi që ADAC, klubi kombëtar gjerman i veturave, propozon kufizimin e shpejtësisë në 130 km/h, derisa Partia e Gjelbër në 120. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251