LAJMI I FUNDIT:

Si i rezistoi tërmetit rrokaqielli më i lartë i Tajvanit?

Si i rezistoi tërmetit rrokaqielli më i lartë i Tajvanit?

Tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.4 që goditi Tajvanin la të paktën 10 persona të vdekur dhe më shumë se 100 ndërtesa të dëmtuara.

Bëhet e ditur se rreth gjysma e ndërtesave të dëmtuara ndodhen pranë epiqendrës në Hualien, ku katër prej tyre janë shembur pjesërisht.


Qeni duket se e ndjeu tërmetin përpara se të ndodh në Tajvan – shikoni se si i paralajmëron pronarët
Lexo po ashtu Qeni duket se e ndjeu tërmetin përpara se të ndodh në Tajvan – shikoni se si i paralajmëron pronarët

Por, në një triumf të inxhinierisë moderne, një ndërtesë në Taipei ka dalë e padëmtuar nga ngjarja e fundit sizmike, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, tërmeti e ka lëkundur kullën 508 metra të lartë, megjithatë, fleksibiliteti i saj strukturor e ka ndihmuar të kundërshtojë lëvizjet e fuqishme.

Kjo tregon se si mbrojtja e vetme e rrokaqiellit kundër tërmeteve është vetë materiali prej të cilit është ndërtuar: betonit të përforcuar.

Duke e kombinuar forcën e betonit me rezistencën e çelikut, materiali e bën ndërtesën fleksibile për lëkundje por të ngurtë për t’i rezistuar erërave të forta dhe tajfuneve që shpesh godasin Tajvanin.

Ndryshe, lart brenda kullës, një tjetër risi teknologjike e ndihmon mbrojtjen e rrokaqiellit 101 katësh, pajisje kjo e njohur si amortizues masiv.

Infermieret e guximshme mbrojnë të sapolindurit gjatë tërmetit të fuqishëm në Tajvan
Lexo po ashtu Infermieret e guximshme mbrojnë të sapolindurit gjatë tërmetit të fuqishëm në Tajvan

Amortizuesit masiv përdoren në rrokaqiejt anembanë botës, duke përfshirë kullën Steinway në New York dhe Burj al-Arab në Dubai.

E projektuar nga firma tajvaneze, C.Y. Lee&Partners, Taipei 101 ishte ndërtesa më e lartë në botë nga viti 2004 deri në vitin 2007, kur edhe u tejkalua nga Burj Khalifa e Dubait.

Ajo që e karakterizon dhe i tërheq vizitorët e saj është kuverta e vëzhgimit me pamje nga amortizuesi masiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori