LAJMI I FUNDIT:

Si reagojnë peshqit e artë para pasqyrës?

Si reagojnë peshqit e artë para pasqyrës?

Ekzistojnë disa arsye përse çdo peshku të artë do të duhet t’i blini pasqyrë

E para, do të mund t’i shihni reagimet interesante të tij, gjë që mund të jetë mënyrë e mirë e interaksionit me kanakarin, të cilin nuk është e mundshme ta mbani në duar.


Veç kësaj, pasqyra mund t’i ndihmojë peshkut që të mos ndihet i vetmuar, por edhe mund të përmirësojë ndriçimin, posaçërisht për bimët e akuariumit, transmeton Telegrafi.

Është e njohur që peshqit e artë nuk janë “gjenialë të vegjël”, mirëpo ato gjithsesi do ta vërejnë në pasqyrë dhe do të reagojnë ndaj “mikut” të ri, ai do të përpiqet që të afrohet me të.

Nëse është fjala për ndonjë ekzemplar agresiv, mund të ndodhë që peshku të sulmojë pasqyrën, sikur sulmon armikun, duke mbrojtur territorin e vet, zakonisht në kohën e ushqimit.

Mirëpo, sjellja e tillë është më e shprehur te luftëtarët siamezë, sesa te peshqit e artë. /Telegrafi/