Ka disa ditë që ka filluar greva e aktorëve të teatrit Kombëtar të Kosovës.
Nën sloganin “#veçpojukqyrim #ngrevë #meaktoret #5”, aktorët e njohur të skenë kërkojnë nga Ministria që kërkesa e tyre për rritjen e rrogave të aprovohet.
Telegrafi ka kontaktuar me Shkëlzen Veselin, si një ndër organizatorët e grevës, i cili i ka bërë të qarta synimet e aktorëve nga Ministria, që çuan në këtë grevë.
“Arsyeja se pse kemi organizuar këtë grevë është kërkesa për rritjen e pagave, pasi një aktor paguhet shumë pak, dhe ne kërkojmë që paga bazë të jetë në nivel universitar, ashtu siç është edhe në rajon. Rroga aktuale neto e një aktori të teatrit Kombëtar është 298 euro, e që me pak fjalë është pagë e barabartë me pastruesit në institucionet e shtetit, si dhe ata që merren me fotokopje. Ndërkohë, puna që bën një aktor është shumë e vështirë, duke përmendur këtë faktin që punohet me orar të zgjatur (ndodh edhe 16 orë në ditë), e të mos flasim për kushtet në teatër që janë të tmerrshme. Ndaj, ne kërkojmë që të shqyrtohet gjithsesi nga Ministra e Kulturës kërkesa jonë për rritjen e pagave të aktorëve”, ka thënë Shkëlzen Veseli për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/10/Shkelzen.jpg)
Ndërkohë, udhëheqësi i Shoqatës Sindikale të teatrit Kombëtar të Kosovës, Naim Berisha për Telegrafin tha se Shoqata Sindikale nuk qëndron prapa grevës, dhe se dyshon që një iniciativë e tillë ka një prapavijë tjetër
“Shoqata Sindikale e teatrit Kombëtar të Kosovës nuk qëndron prapa grevës. Institucionet nuk janë trajtuar mirë, mendoj që ka ardhur koha të trajtohen. Ne si shoqatë nuk përkrahim rritjen e pagave për vetëm një profesion brenda Teatrit, por të gjithë. Pra nëse duhet të ketë rritje të pagave, duhet të ketë për të gjithë; pra këtu përfshihen edhe punëtorët skenikë por edhe pastruesit. Pasi jo njëlloj punon një pastrues i Teatrit me atë që pastron zyret e Qeverisë. Pra, rritja e pagave duhet të bëhet për të gjithë. Ne si shoqatë sindikale kemi biseduar me Ministrinë e Kulturës, me përfaqësuesit Jehona Shyti dhe Sami Hoxha, dhe jemi dakordu që rritja e pagave do të ndodh, por duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm, pasi buxhet i paraparë për këtë për buxhetin e Teatrit i takon Qeverisë së kaluar, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm, me buxhetin e Qeverisë së re do të ketë rritje të pagave. Ndaj, mendoj se është paradoksale dhe qesharake nëse mendojnë që paga e tyre do të rritet muajin e ardhshëm. Paradoksi i kësaj greve është fakti se ata që po protestojnë, nuk e kanë ngritur kurrë zërin për diskriminimet që kanë ndodhur brenda teatrit, siç kanë qenë rrahja e kolegut Veton Osmani, e cila ka qenë një rrahje masive, dhe ndërkohë askush nuk e ngriti zërin. Por, edhe greva e aktorëve nuk është bërë në rregull, kjo pasi nëse bëhet grevë gjithnjë bëhet paralajmërim dy javor, dhe jo si në rastin në fjalë, ku publiku ka paguar para për të parë shfaqje, ndërkohë aktorët kanë dalë në skenë duke thënë se protestojnë, në njëfarë mënyre kanë ‘përzënë’ publikun. Unë mendoj që një grevë e tillë duhet të ndërpritet, pasi rritja e pagave është premtuar nga janari i vitit 2018. Uroj dhe shpresoj që pas kësaj greve të mos ketë qëllime tjera, pasi dyshoj që iniciativa të tilla janë bërë nga persona të caktuar për të ruajtur pozitën e tyre në teatrin Kombëtar”, është shprehur Naim Berisha.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/10/naim-e1509025846814.jpg)
Të pyetur nga Telegrafi rreth grevës, edhe disa nga aktorët e njohur të teatrit treguan se bashkërisht kanë vendosur për një gjë të tillë.
Aktori Adrian Morina tregoi se greva nuk është bërë pa paralajmërim, por në përputhje me të gjitha ligjet sindikale.
“Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës i diskutua për herë të parë diçka rreth teatrit, dhe për këtë u jemi falënderues dy deputeteve që ngritën zërin rreth kësaj çështjeje për herë të parë. Dihet që kërkesa e aktorëve tashmë është rritja e pagave. Jemi lodhur në gjithë këto vite me deklarata të kota, me premtime të tipit që ‘pagat rriten këtë janar, apo tjetrin’. Vetë Ministra e Kulturës në sajtin e saj zyrtar brenda vitit ka dalë pesë herë me deklaratë se do të rriten pagat, ndërsa kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë. Ministra të del me vendim dhe me shkresë rreth kësaj çështje, pasi deklaratat televizive thuhet dhe mbesin aty. Le ti jepet hapësira e duhur e teatrit ose ta shndërrojnë në një ‘Shopping Center’ nëse kanë më shumë interes dhe le të përfitojnë. Por ministritë e kulturës kudo nëpër botë nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Në çdo vend vlerësohet artisti, ndaj presim që një gjë e tillë të ndodh edhe këtu. Përndryshe, derisa nuk merret një vendim i tillë me shkresë, ne do vazhdojmë me grevën deri në penalizmin e Teatrit Kombëtar”, tha Adrian Morina për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/10/adrian-1.jpg)
Njëjtë është shprehur edhe aktorja e njohur nga Peja, njëherësh njëra ndër aktoret sindikale të Teatrit Kombëtar, e cila është shprehur se në një iniciativë të tillë, aktorët kanë gjetur mbështetje edhe nga publiku që i ndjek ata.
“Deri në përmbushjen e kërkesave tona. Çdo koment më shumë besoj që është i tepërt. Publiku është aleati ynë më i miri dhe po na mbështet në maksimum dhe për këtë ne u jemi shume falënderues. Ne jemi në pritje për konkretizim të gjërave, jemi për bashkëpunim me Ministrinë, nuk jemi kryeneçë por megjithatë pa konkretizim nuk dorëzohemi. Deri më tani s’ka pasur asgjë konkrete, përpos vullnetit të mirë që kanë treguar për bisedime nga ana e Ministrisë”, ka thënë Albulena Kryeziu-Bokshi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/10/ngreve.jpg)
Ndërkohë, Telegrafi ka kontaktuar edhe Ministrinë e Kulturës të cilën përgjigjen e tyre kanë thënë se janë në bisedime me aktorët në fjalë.
“Ne si Ministri e Kulturës jemi në bisedime me aktorët e teatrit Kombëtar dhe besoj që shumë shpejt do të dakordohemi rreth kërkesave të tyre, dhe greva e tyre të ndërpritet”, ka qenë përgjigja e zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës për Telegrafin.
Ditët në vazhdim, do e tregojnë më së miri nëse greva do të ndërpritet, apo në rastin e kundër do të bojkotohet i gjithë Teatri Kombëtar i Kosovës. /Telegrafi/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/10/Ministria-1.jpg)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në një moment romantik gjatë eventit Super Bowl](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kourteney-380x233.png)
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në një moment romantik gjatë eventit Super Bowl
![Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-111-380x233.gif)
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë
![Megan Thee Stallion mahnit me veshjen e saj në festën e Fanatics Super Bowl në New Orleans](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/megan-2-380x233.gif)
Megan Thee Stallion mahnit me veshjen e saj në festën e Fanatics Super Bowl në New Orleans
![Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-111-780x439.gif)
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-2-780x439.png)
"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër
![Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-4-780x439.png)
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-4-780x439.jpg)
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe