Të ankuarit ose thënë më thjesht ‘të qahesh’ është një sjellje shumë e dëmshme për sistemin nervor!
Të stresuarit për çdo gjë është një varësi që duhet kuruar, pasi sipas ekspertëve të shëndetit, po na vret çdo ditë dhe kjo thënë në kuptimin e parë.
Le të shohim se si funksionon truri dhe çfarë roli luan stresi në mënyrën se si ne perceptojmë realitetin përreth nesh.
I gjithë truri juaj formohet nga një grumbull sinapsesh të ndara nga hapësira boshe që quhen çarje sinaptike. Kurdoherë që të keni një mendim, një sinaps lëshon një kimikate në sinapin ngjitur, duke ndërtuar kështu një urë mbi të cilën mund të kalojë një sinjal elektrik, duke mbajtur me vete ngarkesën informacionin përkatës për të cilin po mendoni.

Por çfarë lidhje ka kjo me lumturinë?
Në thelb, çdo herë që shkaktohet një ngarkesë elektrike, sinapset afrohen më shumë me njëra-tjetrën që ‘udhëtimi’ përçimi i informacionit të bëhet më shpejtë. “Truri ndryshon fizikisht veten, për ta bërë më të lehtë dhe më të mundshme që sinapset e duhura të ndajnë lidhjen kimike (në thelb, nxit mendimet).
Sinapset kontrollojnë gjithashtu se cilat emocione ndjehen më shpejtë dhe në mënyrë më të fortë.
Kështu, përpjekja për të ndier emocione pozitive në vend të atyre negative do të ndryshojë përbërjen e trurit të dikujt dhe me kalimin e kohës, do ta ndihmojë njeriun të ndjehet më pozitiv. Por nëse ju e ngarkoni veten me strese dhe mendime negative, truri do të jetë më i ndjeshëm ndaj këtyre emocioneve dhe në një situatë tjetër reagimi i parë do të jetë ai negativ dhe më pas pozitiv, nëse ju do e bëni një përpjekje për të menduar pozitivisht.
Kur ndonjë sinaps në trurin tuaj shoqërohet me trishtim, keqardhje, pesimizëm, frikë, melankoli, depresion, etj keni shanse më të vogla për të nxitur të parat sinapset e dashurisë.
Stresi është një vrasës. Efektet negative të shëndetit nga stresi kronik janë të dokumentuara dhe hulumtuar mirë.
Filloni të pranoni rrjedhën natyrore me optimizëm! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë