Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur janë në pyetje ngjarjet politike, sipas të dhënave të publikuara nga platforma për kontrollim të fakteve, hibrid.info, më 25 janar.
“Kjo na tregon se prodhimi dhe publikimi i përmbajtjeve keqinformuese është bërë me qëllim të krijimit të një narrative dezinformuese”, thuhet në raportin e publikuar me të dhëna për muajt korrik-dhjetor të vitit 2022.
Për çka keqinformohen kosovarët më së shumti nga mediat?
Pothuajse 20 për qind e temave, për të cilat shpërndahet keqinformim në media, kanë të bëjnë me Serbinë, si lajmet për pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe apo dialogun Kosovë – Serbi.
Të dhënat e platformës hibrid.info – që është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve (IFCN) – tregojnë se qytetarët më së shumti janë keqinformuar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, raportet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ngjarjet dhe zhvillimet në komuna e rajone të banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Keqinformimi lidhur me këto ngjarje dhe të tjera është evidentuar në disa forma: dezinformim, manipulim i fakteve, clickbait, përmbajtje e paevidentuar, gabim, teori konspirative, etj.
Cilat janë llojet e keqinformimit?
Dezinformimi është forma më e shpeshtë e keqinformimit në Kosovë, sipas të dhënave të platformës për kontrollim të fakteve, hibrid.info.
Të dhënat e këtij raporti janë nxjerrë nga raportet mujore të hibrid.info për periudhën kohore korrik – dhjetor 2022. Ato janë grumbulluar nga stafi i platformës që monitoron në baza ditore artikujt me përmbajtje keqinformuese.
Si definohen llojet e ndryshme të keqinformimit?
Platforma për kontrollim të fakteve, hibrid.info, i definon llojet e ndryshme të keqinformimit si më poshtë:
Të dhënat e hibrid.info tregojnë se “mediat e dyshimta” – siç janë cilësuar ato që nuk janë të regjistruara si entitete juridike apo nuk kanë të dhëna për aktivitetet e tyre – nuk janë të vetmet që shpërndajnë keqinformime.
Cilat lloje të mediave shpërndajnë keqinformim?
Mediat vendëse dhe ato rajonale janë mediat që shpërndajnë më së shumti keqinformim, sipas të dhënave të platformës për kontrollim të fakteve, hibrid.info.
Të dhënat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) tregojnë se gati gjysma e qytetarëve të Kosovës nuk i verifikojnë fare informatat që i marrin në rrjete sociale, përkundër që 85 për qind besojnë se portalet publikojnë nganjëherë lajme të rreme.
Si i verifikojnë kosovarët informacionet që i marrin në media digjitale?
Për këtë arsye, përveç nevojës së profesionalizmit dhe respektimit të kodit etik gazetaresk nga mediat, Shkëlzen Osmani, themelues i platformës hibrid.info, thotë se është shumë e rëndësishme të përfshihet edukimi digjital dhe medial në edukimin shkollor.
“Kjo do t’i ndihmonte konsumuesit e përmbajtjeve digjitale që të zhvillojnë një gjykim kritik që nga moshat e reja. Rritja e gjykimit kritik dhe analitik i bën lexuesit që të jenë më të vëmendshëm në aspektin e përcaktimit të vërtetësisë së informacioneve që i lexojnë e, si rrjedhojë, edhe të bien më pak pre e keqinformimit”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.
Të dhënat e kompanisë Meta, të publikuara në fillim të vitit 2022, tregojnë se në Kosovë janë rreth 870 mijë përdorues të Facebookut.
Marrja e informatave të fundit lidhur me ngjarjet në vend është ndër arsyet kryesore që kosovarët e përdorin këtë platformë digjitale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI).
Pse i përdorin kosovarët rrjetet sociale?
Pas lidhjes me familjarët dhe shoqërinë e tyre, leximi i lajmeve të fundit është arsyeja kryesore pse kosovarët përdorin rrjetet sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës