Operacionet në zemër konsiderohen ndër ndërhyrjet më delikate në mjekësi, megjithatë, falë teknologjisë moderne dhe përvojës së kirurgëve kardiovaskularë, këto procedura realizohen me saktësi të lartë dhe siguri për pacientin.

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kirurgu kardiovaskular Raif Çavolli ka shpjeguar në mënyrë të thjeshtë se si realizohet një operacion në zemër dhe çfarë ndodh me funksionin e saj gjatë ndërhyrjes.


Sipas tij, për të operuar zemrën duhet që ajo të ndalet përkohësisht.

“Duhet të ndalësh zemrën që të punoj. Zemra është një pompë mekanike që pompon gjakun në organizëm. Funksionin e zemrës e merr një aparat tjetër që njihet si makinë ekstrakorporale ku ajo e merr gjakun nga organizmi kalon nëpër disa gypa mekanike kalon në rezervuar, oksigjenohet dhe kalon prapë në organizëm. Kjo njihet si qarkullim ekstrakorpol. Zemra gjatë asaj periudhe është e qetë, në një lloj gjumi. Ajo flen në atë periudhë. Operimet kryhen pa gjak e pa lëvizje, e kjo është që kirurgu të jetë i qetë e pacienti të jetë mirë”, sqaroi Çavolli.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":


- YouTube www.youtube.com