LAJMI I FUNDIT:

Si në filmin “Gone in 60 Seconds”, hajnat vjedhin në Angli veturën 40 mijë funtëshe për më pak se një minutë

Si në filmin “Gone in 60 Seconds”, hajnat vjedhin në Angli veturën 40 mijë funtëshe për më pak se një minutë

Një grup hajnash janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur veturën luksoze Mercedes GLC, që kap vlerën e 40 mijë funteve. Atyre iu nevojitën më pak se 60 sekonda që të largohen me veturën që e vodhën pa përdorur as çelës.

Ata nuk ishin të vetëdijshëm që kamera e vendosur para një prone private në Dudle të Anglisë, po i filmonte gjatë procesit të vjedhjes. Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga pronari i veturës, ku shihen tre hajna që shfaqen në pronën e tij, transmeton Telegrafi.


Ata kishin përdorur një pajisje speciale që thith sinjalet nga çelësi i veturës që ishte brenda shtëpisë, me të cilin kod edhe e hapën dhe ndezën veturën gjermane. Në anën tjetër pronari i saj u ka bërë thirrje të gjithëve që e shohin videon se nëse kanë ndonjë informacion për treshen të lajmërojnë policinë.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë që ngjan shumë me skenat e filmave të Hollyëood-it, në veçanti me atë “Gone in 60 Seconds” ku në rolin kryesor luan aktori i famshëm Nicholas Cage. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori