Si ndodhi që transferimi i Andi Hotit futi në luftë dy klube gjermane

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Andi Hoti, ka bërë zyrtarisht kalimin në Eintracht Braunschweig, duke i bashkuar skuadrës gjermane nga Magdeburgu.
Sipas raportimeve, ai ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2028, dhe do të veshë fanellën me numrin 4. Megjithatë, ky transferim ka krijuar jo pak probleme mes dy klubesh rivale në Bundesliga 2.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, Dynamo Dresden ishte i gatshëm të ofronte rreth 250 mijë euro për Hotin, por Magdeburgu preferoi ta shiste te Braunschweigu, duke e konsideruar Dresdenin një kundërshtar më të rrezikshëm në luftën për mbijetesë në ligën e dytë.
“Bild” raporton se ky vendim ka çuar në një çarje të marrëdhënieve ndërmjet Magdeburgut dhe Dynamo Dresden.
“Dynamo nuk ka më nevojë të përpiqet të afrojë lojtarë të Magdeburgut, sepse marrëdhënia tani është prishur në mënyrë të pakthyeshme,” shkruan gazeta.
Të tre skuadrat – Braunschweig, Magdeburg dhe Dynamo Dresden – po luftojnë aktualisht për të shmangur rënien në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.
Andi Hoti, 22 vjeç, ka një ndeshje me ekipin A të Kosovës dhe 15 ndeshje me ekipin U21. /Telegrafi/


















































