Gjatë gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, në gjykatore janë dëgjuar demantime, e deklarata kontradiktore të dëshmitarëve të prokurorisë. Se si do ndikojë kjo në proces tregojnë avokatë të akredituar nga Gjykata Speciale, teksa organizata e veteranëve të UÇK-së vazhdon mos të ketë besim në këtë gjykatë.
Të paktë janë ata që në Gjykatën e Hagës dolën me zë dhe figurë, por ata që folën haptas u luftuan mjaft ashpër juridikisht nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së. Bile disa u demantuan keq, pranuan gabimet, deri ku insertet seancash u konsideruan fitore për të akuzuarit në Hagë.
Bëhet fjalë për zyrtarin e Human Rights Watch, dëshmitarin e Kaçanikut Agim Idrizi, si dhe disa serbë të pretenduar si gazetarë që dolën të kenë qenë pjesë e shërbimeve sekrete serbe, e deklaratat e që të gjithëve qenë mjaft kontradiktore.
Problematik rolin e tyre në këtë gjykim e sheh avokati i akredituar nga Specialja, Fehmije Gashi, që thotë se mbi deklaratat e tyre është ngritur edhe aktakuza.
Por, sipas saj, për të ditur se a ndikoj pozitivisht në proces demantimi i tyre, duhet të pritet epilogu.
“Prokuroria i ka zhvilluar hetimet pa iu dhënë mundësinë mbrojtësve të pandehurve që t’i kundërshtojnë deklaratat gjatë procedurës së hetimit.Në këtë fazë të procedurës, kjo është fitore e mbrojtës, por vetëm pasi të merret vendimi për lirim apo dënim, do ta kuptojmë se në cilën anë është fitorja”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Gashi.
Nga ana tjetër, Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së thotë se dështimi i dëshmitarëve dhe provave të speciales ka bërë që në Kosovë të ketë valë të re bastisjesh e hetimesh.
“Fillimi i Speciales ka qenë për trafikim organesh, që kanë dështu pasi që nuk ka aktakuzë. Me siguri edhe gjykimet për krime lufte do të dështojnë
Deri më tani në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kanë dëshmuar tridhjetë e dy dëshmitarë, teksa në rend janë me qindra të tjerë të ftuar nga Prokuroria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak