LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon trauma në trupin tonë

Si ndikon trauma në trupin tonë

Përjetimi i një traume mund të të lërë me pasoja dramatike si mendore ashtu dhe fizike

Kur jemi të kërcënuar ndaj diçkaje, trupi aktivizon përgjigjen ndaj stresit. Kjo lloj përgjigje ndodh si në trup ashtu dhe në trurin tuaj.


Përgjigja e stresit akut është përgatitje për një emergjencë. Adrenalina dhe hormone të tjera çlirohen. Trupi mbyll proceset që lidhen me kujdesin afatgjatë. Kur janë të kërcënuara, riprodhimi, tretja apo funksione të tjera të trupit bëhen krejt të parëndësishme.

Kjo sepse urgjenca është mbijetesa. Rritja e nivelit të sheqerit në gjak mundëson energji të shtuar muskujsh. Rritja e kortisolit vepron kundër dhimbjes apo inflamacionit. Presioni i gjakut rritet gjithashtu.

Gjatë momenteve të emergjencës, niveli i rritur i endorfinës bën që njeriu ta injorojë dhimbjen fizike.

Të gjitha këto efekte trupi i jep përmes simptomave të stresit siç janë: rrahje të shpejta zemre, dridhje trupi, djersitje, nxehtësi të brendshme, përzierje, frymëmarrje të çrregullt.

Sigurisht, të gjitha këto shoqërohen me pasoja psikologjike siç janë: mendimet negative, shqetësim, vështirësi në gjumë, probleme me përqendrimin, ndjenja faji apo gjykimi, nervozizëm dhe ankth që të shoqëron për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori