LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon shtatzënia e padëshiruar te fëmija?

Si ndikon shtatzënia e padëshiruar te fëmija?

Çdo individ dëshiron të përshtatet dhe të pëlqehet nga të tjerët. Ky fakt ka më shumë rëndësi gjatë periudhës së fëmijërisë. Fëmija i cili nuk arrin të fitojë pëlqimin dhe të krahasohet me të tjerët mendon se është i padëshiruar, duke hedhur kështu bazën e të gjitha problemeve që mund t’i shfaqen në të ardhmen.

Ne jemi krijesa që ndikohemi nga ngjarjet që ndodhin rreth nesh që nga momenti i parë kur zemra fillon të rrahë në barkun e nënës.

Ndërkohë që rritemi në atë fole të sigurt nuk e dimë ende se ç’kuptim kanë zërat rreth nesh, por e ndjejmë se cilat gjëra nuk shkojnë.

Regjistrojmë në vetëdijen tonë çdo ndjenjë, zë dhe fjalë, dhe në momentin kur mësojmë gjuhën tonë fillojmë të shprehim gjërat e mbajtura të fshehura në kujtesë.

Në shoqërinë tonë, ku nuk janë të përvetësuara ende metodat kontraceptive, numri i shtatzënive të padëshiruara është  i madh.

Në momentin kur prindërit e rinj përballen me këtë surprizë, fëmija mund të ketë mbushur 1-2 muaj.

Çdo ndjenjë e përjetuar në ato çaste si habi, kritikat ndaj njëri-tjetrit etj. ndihen nga ana e fëmijës.

Shtatzënia nuk ndërpritet, dhe nëse nëna mbetet e mërzitur deri në fund të shtatzënisë të gjitha ndjenjat e saj regjistrohen në vetëdijen e fëmijës.

Nëse nëna dhe babai e ndryshojnë qëndrimin e tyre pasi fëmija të lindë, atëherë regjistrimet e deriatëhershme mund të fshihen.

Nëse e ushqejnë fëmijën me dashuri dhe përkujdesje, atëherë arrijnë të krijojnë një kundërhelm që pastron efektin negativ të periudhës së shtatzënisë.

Nëse prindërit vazhdojnë të mos e duan fëmijën edhe pas lindjes, atëherë kjo ndjenjë shndërrohet në burimin e shumë shqetësimeve fiziologjike e shpirtërore.

A mund të vazhdonim të grindeshim, debatonim nëse do ta dinim se fëmija ndikohet direkt dhe se këto grindje shkaktojnë migrenë, depresion madje dhe kancer më vonë?

A do të dëshironim të ishim shkaku i vdekjes së fëmijës tonë? Sigurisht që jo.

Nëse keni zhvilluar një lloj qëndrimi përballë fëmijës tuaj ende të parritur, ju mund të bëheni terapisti më i mirë për të.

Tregojini atij dashurinë, përkujdesjen tuaj në mënyrë që të parandaloni të gjitha rrugët që çojnë në sëmundje të pashërueshme. /Telegrafi/