Trauma tek fëmijët kategorizohet si një ngjarje specifike negative, një sërë ngjarjesh ose përvojash që shkaktojnë dhimbje emocionale dhe tejkalojnë aftësinë e fëmijës për të përballuar situatën. Traumat e këtij lloji tek fëmijët janë të përhapura dhe mund të marrin shumë forma.
Arsyet më të zakonshme të traumave tek fëmijët:
Abuzimi dhe neglizhimi
Dhuna në familje
Dhuna në shkollë
Aksidentet dhe lëndimet kërcënuese për jetën
Procedurat mjekësore të frikshme ose të dhimbshme
Sëmundje mendore serioze dhe të patrajtuara tek prindi
Humbja ose ndarja nga njëri prind ose një person tjetër i dashur
Fatkeqësitë natyrore ose të shkaktuara nga njeriu
Luftë ose sulm terrorist
Zhvendosje e detyruar nga një vend në një tjetër
Diskriminimi
Varfëria ekstreme
Ekspozimi ndaj traumës shpesh fillon herët në jetë. Fëmijët që në moshë më të hershme janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh dhe janë më të cenuarit duke marrë parasysh efektet negative të tij. Mendohet se gjysma e të gjithë fëmijëve në Shtetet e Bashkuara – afërsisht 35 milionë – janë ekspozuar ndaj të paktën një lloj traume para moshës 8 vjeçare. Për shembull, abuzimi dhe neglizhimi (mungesa e vemendjes/perkushtimit) i fëmijëve është më i zakonshëm tek fëmijët nën 3 vjeç.
Fëmijët nën 5 vjeç kanë më shumë gjasa të lëndohen nga rrëzimet, mbytja dhe helmimi, gjë që në fakt ndodh me shumicën e fëmijëve që janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje.
Trauma e fëmijërisë është e lidhur fort me probleme të shëndetit mendor dhe fizik që manifestohen më vonë gjatë gjithë jetës. Trauma ndikon negativisht në zhvillimin e trurit, zhvillimin kognitiv, të mësuarit, zhvillimin social-emocional, aftësinë për të zhvilluar marrëdhënie të sigurta me të tjerët dhe sigurisht shëndetin fizik. Ajo shoqërohet gjithashtu me një jetëgjatësi më të shkurtër. Një numër i konsiderueshëm hulumtimesh tregojnë se fëmijët vuajnë efektet më të rënda, më të gjata dhe të dëmshme kur ekspozimi ndaj traumës fillon herët në jetë.
Trauma ka shumë forma dhe nëse është e rëndë dhe përfshin dëme të shkaktuara nga ana e prindit ose kujdestarit, atëherë kemi te bëjmë me trauma komplekse.
Trauma e përjetuar në fëmijëri ka më shumë gjasa të çojë në çrregullim të stresit post-traumatik sesa trauma e përjetuar në moshën e rritur. Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj disa formave të ndryshme të traumës kanë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullim të stresit post-traumatik (p.sh., ankth, depresion, zemërim, agresivitet, mënjanim) sesa ata fëmijë që janë të ekspozuar kronikisht vetëm ndaj një lloji të traumës. Fëmijët dhe të rinjtë me çrregullim të stresit post-traumatik mund të ripërjetojnë ngjarjen traumatike përmes kujtimeve të imponuara, maktheve dhe retrospektivave (rikthimeve). Është e nevojshme të shmangen situatat apo njerëzit që u kujtojnë atyre traumën dhe u shkaktojnë një ndjenjë ankthi të fortë që shkakton çrregullim në jetën e tyre të përditshme.
Për më tepër, individë të tillë mund të përfshihen në sjellje agresive, vetë-shkatërruese ose të pamatura. Ata mund të kenë probleme me gjumin, pra të qëndrojnë në një gjendje hipervigjilence, një gjendje të tepruar reaktiviteti ndaj mjedisit përreth.
Shumë fëmijë shfaqin shqetësim menjëherë pas ngjarjes traumatike, por pas ngjarjes shumica kthehen në nivelin e mëparshëm të funksionimit.
Reagimet traumatike të fëmijëve ndryshojnë në varësi të natyrës së traumës, pastaj karakteristikave individuale, familjare dhe sociale të fëmijës. Sigurisht, bilanci i përgjithshëm i rrezikut dhe faktorëve mbrojtës në jetën e tyre luan një rol të madh. Kjo varet edhe nga mosha dhe faza e tyre e zhvillimit.
Fëmijët e vegjël që përjetojnë trauma mund ti manifestojne ato me:
vështirësi në krijimin e afërsisë dhe lidhjes me prindin/kujdestarin, bashkëmoshatarët
frikë të tepruar nga të huajt ose ankth nga ndarja
probleme me ushqimin dhe gjumin
mund të jenë veçanërisht zgjedhës.
Fëmijët e moshës shkollore që përjetojnë trauma mund të:
shfaqin sjellje agresive
distancohen – bëhen të tërhequr
tregojnë kujdes – vendosen në pozicione mbrojtëse për sigurinë e tyre ose të të tjerëve
shprehin ngjarje traumatike nëpërmjet lojës
kanë ankthe të shpeshta
kanë vështirësi të përqendrohen në shkollë.
Stafi ynë mjekësor në departamentin e psikiatrisë dhe psikologjisë janë në dispozicionin tuaj për konsultim dhe trajtim të të gjitha problemeve tuaja. Bëni rezervimin në 00389 2 3091 484./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, dy u ndaluan për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it

Tabela në Plavë që e shënonte Pejën si pjesë të Serbisë, pas reagimeve është larguar

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat