LAJMI I FUNDIT:

Si mund të ndikojë fenomeni i motit ‘El Nino’ në shëndetin, ushqimin dhe ekonominë globale?

Si mund të ndikojë fenomeni i motit ‘El Nino’ në shëndetin, ushqimin dhe ekonominë globale?

Fenomeni i motit El Nino “ka filluar të rritet”, sipas shkencëtarëve, potencialisht duke i hapur rrugën temperaturave më të larta dhe ngjarjeve ekstreme të motit në një vit që ka parë tashmë shumë nga të dyja.

Dhe El Nino i parë në vite filloi muajin e kaluar, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Sipas tyre, ngrohja e natyrshme e temperaturave në Oqeanin Paqësor zakonisht zgjat nga nëntë deri në 12 muaj dhe pritet të bëhet më e fortë nga fundi i vitit.

Por shkencëtarët kanë paralajmëruar se ndikimet e El Nino – të kombinuara me ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu – ka të ngjarë të shtrihen përtej motit.

Sëmundjet

Sëmundjet e transmetuara, si malaria, kanë treguar se zgjerojnë gamën e tyre me rritjen e temperaturave.

Shkencëtarët paralajmëruan se El Nino, që vjen përveç ngrohjes tashmë të tmerrshme globale, mund ta përkeqësojë situatën.

“Ne mund të shohim nga El Nino-t e mëparshme se kemi rritje dhe shpërthime të një game të gjerë të sëmundjeve të transmetuara nga vektorët dhe sëmundjeve të tjera infektive rreth tropikëve, në zonën që ne e dimë se është më e prekur nga El Nino”, ka thënë Madeleine Thomson, nga Wellcome Trust.

Korriku i këtij viti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë – me 'pasoja të rënda' për njerëzit dhe planetin
Lexo po ashtu Korriku i këtij viti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë – me 'pasoja të rënda' për njerëzit dhe planetin

Rritja vjen nga dy efektet e El Nino: reshjet e pazakonta që rritin vendet e shumimit të transmetuesve si mushkonjat dhe temperaturat më të larta që përshpejtojnë shkallën e transmetimit të sëmundjeve të ndryshme infektive.

Ndryshe, një El Nino në 1998 u lidh me një epidemi të madhe malarie në malësitë e Kenias.

Shëndeti

Është e vështirë të llogaritet saktësisht se sa kontribuon El Nino në ngjarjet ekstreme të motit si zjarret.

Por vetë valët e të nxehtit përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin.

“Ndonjëherë quhet vrasësi i heshtur sepse nuk e shihni domosdoshmërisht si një kërcënim”, thotë Gregory Wellenius, kreu i një qendre klimatike dhe shëndetësore në Universitetin e Bostonit.

“Por valët e të nxehtit në fakt vrasin më shumë njerëz se çdo lloj tjetër i ngjarjeve të rënda të motit”.

Siç thuhet në shkrimin e mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 61,000 njerëz vlerësohet të kenë vdekur për shkak të nxehtësisë vetëm në Evropë verën e kaluar – kur nuk kishte El Nino.

Dhe korriku 2023 tani është konfirmuar si muaji më i nxehtë në histori.

Siguria ushqimore

“Në një vit El Nino, ka vende ku shanset për të pasur korrje jo të mira rriten, për shembull në Azinë Jugore dhe Juglindore”, tha Walter Baethgen i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Klimën dhe Shoqërinë.

Muajin e kaluar India, eksportuesi më i madh i orizit në botë, kufizoi eksportet e saj për shkak të dëmtimit të të korrave nga “shirat e parregullta”.

Kjo mund të jetë 'vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj' – paralajmëron shkencëtari i NASA-s
Lexo po ashtu Kjo mund të jetë 'vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj' – paralajmëron shkencëtari i NASA-s

Sipas studiuesve, veprime të tilla kanë potencialin për pasoja të rënda për vendet e varura nga eksportet, si Siria dhe Indonezia, të cilat mund të përballen me një “sfidë të trefishtë” gjatë El Nino.

“Të korrat e orizit në ato vende mund të jenë më të ulëta se normalja, tregtia e orizit mund të jetë më e vështirë ose më pak e qasshme në tregun ndërkombëtar dhe për shkak të kësaj, çmimi i orizit do të jetë i lartë”, paralajmëron Baethgen.

“Ky kombinim faktorësh ndikon shumë shpejt në problemet e pasigurisë ushqimore”, shtoi ai.

Rritja ekonomike

Kanali i Panamasë është qendror për rrugët e tregtisë globale, por javën e kaluar kalimi njoftoi se reshjet e pakta – për të cilat meteorologët thanë se u përkeqësuan nga El Nino – i detyroi operatorët të kufizojnë trafikun, duke rezultuar në një rënie të pritshme prej 200 milionë dollarësh në fitime.

Ky është vetëm një shembull se si El Nino mund të dëmtojë ekonominë globale.

Ndërkohë një studim i botuar në revistën Science në maj vlerësoi se El Nino i kaluar i kushtoi ekonomisë globale më shumë se 4 trilionë dollarë në vitet që pasuan.

Ndikimet si nga El Nino ashtu edhe nga ngrohja globale ishin “parashikuar të shkaktojnë 84 trilionë dollarë në humbje ekonomike gjatë shekullit 21”, tha ai.

Sidoqoftë, studiuesit në Oxford Economics kanë argumentuar kundër këtyre parashikimeve, duke e quajtur El Nino një “rrezik të ri, por jo një ndryshim të lojës”.

Kostot mund të mbeten të paqarta, por shkencëtarët shpresojnë se parashikueshmëria e El Nino do të përmirësojë gatishmërinë për sfidat që vijnë nga ngrohja e botës.

“Përgatitja është shumë më efektive sesa përgjigjet emergjente”, tha Wellenius. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori