Studimi zbulon gjykimet e njerëzve të zakonshëm për burrat dhe gratë dhe pushtetin që komunikojnë ata, vetëm përmes imazhit.
Gratë, që duan të duken më të fuqishme, shpesh mund ta bëjnë këtë duke veshur rroba më mashkullore, si kostume biznesi, ose të paktën, një xhaketë sportive.
Është e vështirë, por jo e pamundur, që gratë të komunikojnë një imazh të fuqishëm. Ka momente në jetë që duam të na marrin seriozisht. Serioziteti ka të bëjë me një sens pushteti që njerëzit komunikojnë përmes një kombinacioni të gjuhës trupore dhe veshjes. Kushdo, nga politikanët te drejtuesit e biznesit, që duan të të bindin të besosh tek ata, ose të investosh për ta, përpiqen të gjejnë ekuilibrin dhe të duken seriozë, por edhe të pëlqyeshëm dhe të besueshëm.
E kundërta e kësaj quhet mendjelehtësi. Njerëzit me humor të ndryshueshëm, të cilët vazhdimisht bëjnë shaka dhe që vishen “trendy” janë më pak të prirur për t’u parë si njerëz të cilëve mund t’iu besohet. Imagjinoni një kloun që bën rrengje dhe shaka të hidhura, me një veshje të lerosur. Do të votonit për këtë njeri, apo do t’ia besonit atij financat tuaja? Ndoshta jo.
Për shkak të lidhjes me pushtetin dhe faktit që burrat perceptohen si më dominantë, sesa gratë, serioziteti është një nocion që e mendojmë si një cilësi mashkullore. Gratë, që duan të duken më të fuqishme, shpesh mund ta bëjnë këtë duke veshur rroba më mashkullore, si kostume biznesi, ose të paktën, një xhaketë sportive. Gratë nuk mbajnë kollare, por mund të mbajnë shalle, ose bizhuteri serioze.
Për ironi, në seritë e “USA Network”, gratë veshin fustane të modës (dhe të shtrenjtë), shpesh me jakë të hapur, ose që janë të ngushtë te beli. Po ashtu, ato veshin taka të larta. Një tjetër mënyrë që gratë ta shpallin fuqinë e tyre, nëse i besojmë këtij versioni të botës së biznesit, është të duken sa më seksi të jetë e mundur.
Cilët ju duken më të fuqishëm?
Një studim në Universitetin “Jeil” nga psikologu April Bailey, mund të na ndihmojë të kuptojmë diferencën gjinore të lidhur me seriozitetin. “Mjaftojnë 1 deri në 5 minuta takim mes tre të panjohurve që të krijohet një hierarki fuqie mes tyre”. Hierarkia krijohet në varësi të gjinisë dhe racës (burrat e bardhë shihen si më të fuqishëm), por edhe në varësi të qëndrimit trupor (dominat përkundrejt i përkulur).
Kur ndërveprimet brenda grupeve organizohen në një dimension fuqie, ato quhen “vertikale” (V) dhe kur organizohen në bazë të dimensionit të miqësisë, ato quhen “horizontale” (H). Në një grup të organizuar vertikalisht, njerëzit me pushtet kanë stil “V” të lartë. Sipas ekspertëve, burrat kanë një stil “V”. Mirëpo, kushdo mund të adoptojë një stil “V”, duke mbajtur një qëndrim që shpreh dominancë.
Ekspertët thonë se pozat e trupit në stilin “V” përfshijnë të qenit i hapur (gjymtyrët e hapur, jo të mbyllur), ekspansionizmi (të zësh më tepër hapësirë) dhe mungesën e nervozizmit. Edhe një grua mund të ketë stil “V” duke qëndruar në të njëjtën mënyrë si një burrë i fuqishëm. Por, si do të vlerësoheshin gratë në këtë rast?
Dy psikologë krijuan një test, për të matur dominancën e perceptuar, në varësi të gjinisë dhe qëndrimit trupor. Detyra bazë për pjesëmarrësit ishte se, duhej gjykuar kuptimi i fjalëve që parapriheshin nga një foto. Kërkuesit krijuan çifte foto-fjalë, për të krijuar dy stile: dominacë dhe nënshtrim. Në fotot me stil “V”, modelet qëndronin në pozicione “të hapura” dhe e kundërta (në rastin e dytë, i kishin duart dhe këmbët të kryqëzuara). Pasi shihnin fotot, pjesëmarrësit vlerësonin fjalët që shprehnin një stil “V” të lartë: i fuqishëm, kontrollues, i respektuar dhe i aftë dhe ato që shprehnin një stil “V” të ulët: i bindur i paaftë, naiv dhe i varur.
Për shkak se i lidhim meshkujt me një stil të lartë “V”, pjesëmarrësit që shihnin foto të burrave në këto poza do t’i gjykonin ata me fjalë që shprehnin një stil të tillë, sidomos burrat që kishin një qëndrim që shprehte stil të lartë “V”. Mirëpo, t’i shihje gratë në atë pozicion, e bënte punën më të vështirë, sepse kjo do të kërkonte të shkoje përtej stereotipit. Ndaj, pjesëmarrësve iu duhej më tepër kohë kur shihnin një grua në pozicione që shprehnin stil të lartë “V”.
Studimi tregon se zgjedhja e epiteteve për femrat e pozicionuara në stilin në fjalë nuk kërkonte më tepër kohë, por puna bëhej më e vështirë për meshkujt që kishin marrë pozicione “të nënshtruara”. Kur vjen puna për t’i gjykuar meshkujt si të fuqishëm dhe kompetentë, puna bëhet më e lehtë. Gratë, nëse duan të duken të fuqishme, jo vetëm duhet të ecin, por edhe të qëndrojnë dhe të ulen si burra. Nuk ka nevojë për t’u veshur si të tillë, mjafton vetëm qëndrimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale