Këshilla për të pasur për një kohë të gjatë një dekolte të bukur, falë pesë ushtrimeve të mira për t’u ndjekur çdo ditë.
Është një pjesë e trupit e cila meriton vëmendje më të veçantë, që ka nevojë për ushtrime dhe pak përkëdhelje: po flasim për gjoksin, një pikë shumë e ndjeshme për femrat. Këtë pjesë delikate tuajën, duhet ta “ushqeni” me disa strategji të vogla, në gjendje për të rritur mirëqenien. Sekreti?
Mos e kini frikë ujin e ftohtë…dhe ushtroni krahët dhe shpatullat. Ja më në detaj disa këshilla të dobishme për një gjoks të tonifikuar.
Sporti për gjoksin
Noti dhe gjimnastika e ujit ju ndihmojnë që të keni një gjoks të tonifikuar dhe të bukur pa shumë lodhje: falë veprimit të ujit, trupi përjeton një masazh të vërtetë dhe gati-gati ngurtësohet. Cilin lloj noti mund të zgjidhni? Atë me shpinë dhe stilin bretkosë.
Duke notuar si bretkosë, ju do të mund të përfshini krahët duke forcuar gjoksin por edhe muskujt e tyre, me tepër lehtësi. Ndërkohë, me stilin në shpinë ju mësoheni që t’i mbani shpatullat hapur, një pozicion për ta mbajtur në mendje, sepse ajo i jep bukuri gjoksit.
Ushtrimi i përditshëm
Në periudha delikate të jetës, si në shtatzëni ose në periudhën pas lindjes, ju duhet t’i kushtoni vëmendje më të veçantë gjoksit. Fitnesi në ujë ose në palestër dhe përdorimi i peshave të vogla do t’ju ndihmojë mbi forcimin e gjoksit. Nëse nuk keni kohë, atëherë mbushni dy shishe me rërë dhe përdorini si pesha.
A e dini se pastrimi i dritareve ju ndihmon të riforconi gjoksin? Ndërkohë që bëni pastrimet, provoni të tkurrni dhe të ç’tkurrni muskujt në mënyrë vullnetare: gjoksi në këtë mënyrë do të bëhet më i tonifikuar.
Sekrete të bukurisë
Jo dietave yo-yo: i pari që paguan “çmimin” është gjoksi, përveç lëkurës e cila bëhet me shenja çarje. Pini shumë ujë dhe ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar, me një dietë të pasur me perime dhe fruta. Kjo do t’ju ndihmojë për mirëqenien.
Për të tonifikuar muskujt e gjoksit përdorni ujin e ftohtë. Ndërsa për të ushqyer lëkurën në thellësi, përdorni pak vaj natyral si vaj kokosi, shumë ushqyes, ose edhe vaj elbi ose lule muskete, të cilët shërbejnë si ushqyer për lëkurën.
Si uleni?
Vëzhgoni pozicionin tuaj ndërsa jeni ulur në tryezë ose në tavolinën e punës. Qëndrimi i mirë e ndihmon shëndetin e shpinës, por ai është edhe një recetë bukurie që nxjerr në pah gjoksin. Shpina duhet të jetë drejtë dhe shpatullat të hapura.
Disiplina të tilla si joga dhe pilates, mund të japin një kontribut të rëndësishëm, sepse falë një praktike të rregullt përgjatë kohës, ju do të mund të ndërgjegjësoheni më shumë për pozicionet e gabuara që keni tendencë të qëndroni. Ndër të tjera, ju mund të rrisni elasticitetin, fleksibilitetin dhe harmoninë.
Çdo ditë
Vrapi ju mban në formë dhe është një ushtrim i dobishëm për kraharorin. Kur vraponi, mundohuni të vëzhgoni më shumë mënyrën me të cilën lëvizni. Zakoni i të ecurit me kokën lart dhe me shpatullat drejt, përmirëson pamjen e gjoksit, por edhe vetëbesimin tuaj dhe ndjesinë e brendshme: më të forta, guximtare dhe gati për të përballuar jetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto shenja horoskopi është mirë t'i mbash pranë sepse kanë pafund ide kreative
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të gjithë
Largoni njollat e jastëkëve për 30 minuta me dy produkte që i keni në kuzhinë
Një gabim që shumë e bëjnë kur lajnë enët
Të ndryshosh mendje shpesh nuk është aq keq sa mendon
Tri shenjat e zodiakut që janë më të prira ta thyejnë zemrën e një Dashi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro - reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin
Pamjet shqetësuese shfaqen brenda stadiumit të ri të Evertonit përpara përurimit
Vizita e Kurtit në Sarajevë sot është problem për Dodikun - pesë vite më parë vetë e ftoi presidentin e Kosovës
Shumë ministra evropianë bojkotojnë fjalimin e Lavrovit - zyrtarin rus e quajnë kriminel lufte
Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart
Banorët e Kalifornisë filmuan momentin kur një tërmet me magnitudë 7.0 goditi vendin e tyre