LAJMI I FUNDIT:

Si mund të duket Mercedes C-Class Shooting Brake (Foto)

Si mund të duket Mercedes C-Class Shooting Brake (Foto)

C-Class i Mercedesit këto ditë me të vërtetë është në qendër të vëmendjes.

Jo vetëm për publikimin e fotografive dhe detajeve zyrtare të C-Classit të ri Coupe (sipas fotografive të rrjedhura versioni AMG), por edhe për shkak të shfaqjes së shumë ideve nga dizajnerët e pavarur për versione të reja të karrocerisë së këtij modeli.


Së fundmi kemi parë edhe ide për C-Classën aktuale në version Copue me katër dyer, e cila mund të kishte emrin CLC, transmeton Koha.net. Po ashtu janë shfaqur edhe disa fotografi të tjera të versionit të ardhshëm Cabrio, e cila në treg pritet të arrijë vitin e ardhshëm, ndërsa tani është shfaqur edhe një ide tjetër nga një dizajner i pavarur për C-Classën në version Shooting Brake.

Sa i përket kësaj ideje, besohet se nuk do të ndodhë, sepse kompania Mercedes nuk planifikon që të bëjë diçka të tillë.

Gjermanët deri më tani C-Classën e re e kanë prezantuar në version limuzinë, Caravan dhe Coupe, ndërsa në plan kanë edhe versionin Cabriolet.

Në vijim po ju paraqesim disa ide të dizajnerëve të ndryshme të pavarur për karrocerinë e modeleve të lartpërmendur:

m1 m2 m3 m4 m5