Si mund ta ndryshojnë botën videot “deepfakes” – të cilat përdorin teknologjinë për të kopjuar muskujt e fytyrës dhe zërin e dikujt

Mund të mos e keni dëgjuar kurrë termin “media sintetike” – e njohur më shpesh si “deepfakes”. Ato janë regjistrime me ‘krijime-realiste’ në formë të videos dhe audios që përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar përmbajtje “të rreme” ose “deepfakes”
“Deepfakes” njihen si pamje të një personi ku fytyra ose trupi i tij është ndryshuar në mënyrë dixhitale.
Qeveria e SHBA-së është gjithnjë e më shumë e shqetësuar për potencialin e tyre për t’u përdorur, për të përhapur dezinformata dhe për të kryer krime.
Kjo ndodh sepse krijuesit e këtyre videove kanë fuqinë për t’i bërë njerëzit të thonë ose bëjnë diçka, të paktën në ekranet tona, shkruan gazetari amerikan Bill Whitaker, përcjell Telegrafi.
DeepFake është algoritëm i sofistikuar kompjuterik që arrin të kopjojë sjelljen e muskujve të fytyrës dhe zërin e dikujt, dhe ti zëvendësojë ato te një person i caktuar.
Shembull tipik ku demonstrohen “deepfakes” janë kryesisht te pamjet ku paraqesin fytyrën e Tom Cruise, por që në realitet nuk është ai prej vërteti. Videot filluan të shpërndaheshin në aplikacionin TikTok në fillim të këtij viti.
Për ditë të tëra njerëzit pyesnin vetën nëse pamjet ishin të vërteta dhe nëse jo, kush i kishte krijuar ato?
Më në fund, doli se prapa këtyre pamjeve qëndronte 32-vjeçari belg, njëherësh artist i efekteve vizuale me emrin Chris Ume.
“Ne besuam për sa kohë që po e bëjmë të qartë se kjo është parodi, ne nuk po bëjmë asgjë për të dëmtuar imazhin e tij. Por pas disa videove, e kuptuam se kjo kishte marrë hov; dhe po merrnim miliona e miliona shikime”, ka deklaruar Chris Ume.
Chris Ume madje tregon edhe se si i realizon këto video që si duket kanë zgjuar kureshtjen te njerëzit.
“Fillon me trajnimin e një modeli deepfake, sigurisht. Kam të gjitha këndet e fytyrës së Tom Cruise, të gjitha shprehjet, të gjitha emocionet. Duhet kohë për të krijuar një model vërtet të mirë të rrejshëm”, ka thënë Ume.
“’Trajnim’ do të thotë se do të analizojë të gjitha imazhet e Tom Cruise, të gjitha shprehjet e tij, në krahasim me imituesin tim. Pra, kompjuteri do të mësojë veten: Kur imituesi im është duke buzëqeshur, unë do të rikrijoj Tom Cruise duke buzëqeshur dhe kështu e “stërvit” atë, ka shtuar më tej ai.
Mirëpo, përveç aspektit argëtues me shembullin e Tom Cruise, videot me përmbajtje të rreme “deepfakes”, po zgjojnë frikën se ato mund të përdoren për qëllime dashakeqëse.
Shkencëtarja për politikë dhe konsulentja e teknologjisë, Nina Schick, shkroi një nga librat e parë mbi “deepfakes”. Ajo u ndesh për herë të parë me to, katër vjet më parë, kur po këshillonte politikanët evropianë për përdorimin e dezinformatave nga Rusia dhe mediet sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet demokratike.
“Duke pasur parasysh se po vija nga perspektiva e dezinformimit dhe manipulimit në kontekstin e zgjedhjeve, fakti që Inteligjenca Artificiale tani mund të përdoret për të bërë imazhe dhe video të rreme, që duken hiper-realiste. Mendova, mirë, nga këndvështrimi i dezinformimit, ky është një ndryshim i lojës”, ka deklaruar Schick kur u pyet se si ishte reagimi i saj kur e kuptoi se diçka e tillë ishte e mundur.
Deri më tani, nuk ka asnjë provë që videot “deepfakes” të kenë “ndryshuar lojën” në ndonjë prej zgjedhjeve që janë mbajtur në SHBA, por në fillim të këtij viti, FBI lëshoi një njoftim duke paralajmëruar se “aktorët rusë (dhe) kinezë… po përdornin imazhe sintetike profili” – duke krijuar gazetarë “deepfakes” dhe personalitete të medias për të përhapur propagandë antiamerikane në rrjetet sociale, raporton CBS News, përcjell Telegrafi.
Ushtria amerikane, zbatimi i ligjit dhe agjencitë e inteligjencës ia kanë hedhur me kujdes syrin këtyre videove për vite me radhë.
Në një seancë dëgjimore të vitit 2019, senatori Ben Sasse nga Nebraska pyeti nëse SHBA-ja ishte e gatshme për sulmin e dezinformatave, falsifikimeve dhe mashtrimeve.
Ashtu si interneti, për herë të parë teknologjia e “deepfakes” ishte përdorur në pornografi. Në ditët e sotme, në videot pornografike paraqiten kryesisht fytyra të femrave të famshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Këto video-lojëra askush nuk i ka blerë

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Përparimi i DeepSeek AI është për t'u lavdëruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi