Si ia bën 49 vjeçarja Nicole Kidman të duket si 35 vjeçare? (Foto)

Në më pak se tre muaj, Nicole Kidman do t’i mbushë plot 50 vite. Po pra - pesë-dekadëshin e madh. Dhe, pas pesë dekadave në këtë botë, ju mund të mendoni se aktorja mund të jetë plakur, por është krejtësisht e kundërta.
Siç duket, sekreti i saj është i njëjtë me atë të J.Lo-së, ku Kidman kryesisht kujdeset për ushqimin e saj dhe ushtrimet fizike, transmeton Telegrafi.
Kidman konsumon shumë ushqime të detit Thuajse si çdo australian, edhe Kidman është fanse e madhe e ushqimit që vjen nga deti. Ajo ka treguar për “Food&Wine” se pjata e saj e preferuar përfshinë guaska, karkaleca deti, gaforre, etj. “Butakët e pasur me proteinë mund të jenë të shtrenjtë, por opsionet më të lira, si tuna e konservuar dhe tilapia, kanë shumë pak yndyrë dhe pak kalori”, ka treguar ajo.
Kafja e saj e preferuar është e ÇUDITSHME “Mua më pëlqen më shumë shkuma sesa kafja”, ka rrëfyer ajo për People. Kur ajo e bën porosinë në kafene, ajo i kërkon banakierit t’ia mbushë filxhanin me shkumë dhe me shumë pak kafe. Kjo mund të jetë e çuditshme, por duket të jetë efektive.
E din fuqinë dhe rëndësinë e një liste të mahnitshme me këngë motivuese për ushtrime fizike Kidman ka zbuluar këngën e saj të preferuar për Women’s Health: Britney Spears’ “Work Bitch”. Ajo gjatë ushtrimeve fizike preferon të kombinojë çfarëdo muzike që konsiderohet ‘old-school’. “Më pëlqen kënga ‘Sweet Child O’ Mine’”, kishte treguar ajo.
Kidman i ndryshon rutinat e ushtrimeve fizike Babai i aktores australiane ka qenë maratonist, prandaj edhe venat e gjakut të aktores rrjedhë dashuria për vrapim. Në vend se të mërzitet duke vrapuar në shirit vrapues (treadmnill), ajo preferon të vrapojë në pyje kur është në shtëpinë e saj në Nashville.
“Dhe në Syndey është deti, i cili është tejet i mahnitshëm për të vrapuar pranë tij”, ka treguar aktorja. Por, përtej kësaj, ajo ka provuar edhe sporte tjera të organizuara, joga, etj. /Telegrafi/




































