Një nga format më premtuese të energjisë së pastër është energjia diellore. Panelet diellore, të njohura gjithashtu si panele fotovoltaike, shfrytëzojnë rrezet e diellit për të prodhuar energji elektrike, duke ofruar një alternativë të qëndrueshme dhe ekonomike.

Pronari i Muqa Solar Company, Xhevat Muqa, ka pritur në një takim studentët e Fakultetit të Mjedisit Teknologjisë dhe TI-së Programi – Menaxhim i Mjedisit dhe Bujqësisë, Kolegji Publik Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë (IBCM), të cilët zhvilluan një vizitë studimore, për të parë nga afër punën e kësaj kompanie, gjë që bëri të mundur realizimin e sloganit të Kolegjit "From theory to practice", e cila ndihmon studentët të lidhin teorinë me praktikën.


Pronari Muqa ka bërë të ditur para studentëve se kompania që ai drejton operon në Kosovë prej vitit 2001.

“Kompania Muqa Solar operon në Kosovë prej vitit 2001, kurse prej vitit 2007 kemi filluar të merremi edhe me sektorin e energjisë së ripërtrishme, ku në atë kohë për qytetarët e Kosovës ishte e pakapshme, e pabesueshme, e ndoshta për dikë edhe e paarritshme”, tha ai.

Muqa tutje i njoftoi studentët se në vitin 2007 kanë qenë në trajtim në Austri dhe aty e ka parë sa me interes është paneli termik dhe sa me interes është paneli fotovoltarik.

“Qysh në atë kohë e kam pa se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm sepse i ka 290 ditë me diell...”, tha ai.

Tutje, pronari i kompanisë Muqa Solar u ka treguar studentëve disa panele të ndryshme, si funksionojnë dhe punën në këtë kompani. /Telegrafi/