LAJMI I FUNDIT:

Si e krijon Chiara Ferragni efektin e ngritjes së mollëzave vetëm me blush?

Si e krijon Chiara Ferragni efektin e ngritjes së mollëzave vetëm me blush?

Tani që Chiara Ferragni po i kthehet publikimit të fotove dhe videove, kanë nisur sërish komentet ndaj pamjes së saj, veshjeve dhe shumë detajeve të tjera, të lidhura me bukurinë dhe modën

Nga gjithë detajet që Chiara ka vendosur të ndajë me publikun, mediat kanë ndaluar tek ai i mollëzave.


Sipas analizës që kanë bërë grimierët, Ferragni nuk përdor kontur dhe nuk e mundon veten fare për t’i bërë mollëzat të duken më të ngritura.

Si të bësh të njëjtin truk?

Vendos gishtat për të formuar një formë L-je në faqe, duke izoluar pjesën e sipërme të mollëzave. Aty është zona ku do të aplikohet blush-i (sipas ngjyrës që ti do). Largo gishtat pas aplikimit dhe përhape produktin me furçë.

Rëndësi ka të mos krijosh një ndarje shumë të dukshme nga zona që nuk ka produkt dhe ajo që ka. Mund ta përdorësh këtë teknikë edhe me blush pluhur, por edhe me të lëngshëm, citon Anabel.

Ky truk e bën fytyrën të duket më e ngritur duke krijuar iluzion optik. I shkon çdo tipologjie lëkure dhe është praktikë perfekte për përditshmëri.

#blushtutorial ♬ Made You Look – Meghan Trainor

/Telegrafi/