LAJMI I FUNDIT:

Si e komenton Naim Ismajli faktin që Komuna e Shtimes ia dha 54 tenderë një kompanie të vetme?

Si e komenton Naim Ismajli faktin që Komuna e Shtimes ia dha 54 tenderë një kompanie të vetme?
Naim Ismajli. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Shtimes vetëm në vitin 2020 i ka dhënë kompanisë ‘Ardhmëria’, pronë e Dashnim Jasharit, 10 tenderë, katër prej të cilëve janë për punë shtesë. Në total kjo kompani që nga viti 2016 e deri më sot ka marrë 54 tenderë nga e njëjta Komunë.

Në lidhje me këtë çështje, kryetari Naim Ismajli në debatin “Jeta në Komunë” e arsyetoi dhënien e tenderëve një kompanie të vetme siç është ajo “Ardhmëria”.

Kompania ‘Ardhmëria’ vetëm për periudhën qershor- dhjetor 2019, pra për shtatë muaj, ka fituar 16 tenderë nga Komuna e Shtimes. Ndërsa në periudhat korrik- tetor të këtij viti e njëjta kompani ka fituar edhe 10 tenderë të tjerë, katër nga to për punë shtesë.


“Tenderët janë të hapur, ka kritere të vlerësimit dhe komisioni është i obliguar të respektojë Ligjin e prokurimit. Në këtë rast menaxheri i cili përkujdeset për respektimin e ligjit ndërsa komisioni bazohet në procedura dhe në bazë të procedurave ndodh në 95 për qind të rasteve shumë rrallë ndodh që të ketë formë që parasheh ligji ndryshe, por në 95 për qind të rasteve tenderët i jepen operatorëve që ka ofertën më të lirë por që duhet të jetë i përgjegjshëm”, ishte arsyetimi i Ismajlit.

Tutje Ismajli tregoi nëse e brengos fakti se vetëm një kompani në Shtime i ka marrë 54 tenderë.

“Dëshira ime do të ishte sikur të kishte një balancim në fitimin e konkurrencës mirëpo ndërhyrja jonë nuk mund të jetë ajo që ta favorizojmë atë që ka ngel sepse është e qartë në këtë aspekt është fat i mirë që është mandati i katërt si kryetar dhe gjithmonë je i informuar sepse eksperienca e bën që të jesh i informuar”, vazhdoi Ismajli./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori