LAJMI I FUNDIT:

Si duket Meghan Markle kur shkon për blerje?

Si duket Meghan Markle kur shkon për blerje?

Të gjithë e vënë re se ajo e “mori” imazhin nga aktorja e njohur

Meghan Markle është parë në Kaliforni duke shkuar për blerje me një mike, ndërsa stili i saj domosdo na rikujton stilin e aktores Angelina Jolie.


Pasi që e kanë kritikuar edhe kolegët aktorë për shkak të deklaratës së saj se ka qenë e angazhuar të “aktrojë budallaqen” në kuizin televiziv amerikan “Deal or No Deal”, Maghan Markle shkoi për ‘terapi’ blerjeje, transmeton Telegrafi.

Aktorja dhe Dukesha e Sussex-it u pa duke hyrë në një dyqan veshjesh sportive me një mikeshë dhe duke u dalë nga dyqani me çanta plot.

Dukesha ka pasur të veshur një kombinezon të shkurtër në nuancë ulliri, ndërsa mbi supe ka hedhur një triko të gjelbër.

Kombinezoni është pjesë e markës së modës “Montecito”, i përshkruar si pjesë veshjesh shumë moderne dhe të rehatshme.

Nga ana tjetër, trikoja ka nënshkrimin e Ralph Laurenit, ndërsa Dukesha ka mbathur sandale të Emma Parsons-it.

Pas blerjeve, Meghan u pa duke shkuar për drekë me një mike dhe më pas në shtëpi. Ajo u ndoq nga truprojat të cilët u siguruan që aktorja të arrinte shëndoshë e mirë tek bashkëshorti dhe fëmijët e saj. /Telegrafi/