Lindja jo rrallë duhet të jetë e nxitur dhe qe çfarë mund të prisni atëherë dhe çfarë mënyra mund të përdorë mjeku për të nisur kontraktimet dhe beben
Më së miri është kur lindja fillon vetë dhe në termin, por ka situata edhe kur mjekët vendosin që është e nevojshme të nxisin lindjen.
Mjeku do të marrë vendimin a duhet të nxitet apo të filloni kontraktimet e lindjes me ilaçe apo me metoda të tjera nëse shtatzënia ka kaluar terminin, apo shëndeti juaj dhe shëndeti i bebes janë të rrezikuar, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë disa arsye për shkak të të cilave mjeku juaj mund të vendosë që t’ju bëjë induksionin, ato janë:
▪ Ju ka kaluar termini.
▪ Ka komplikime.
▪ Amniosi ka pëlcitur, ndërsa kontraktimet nuk kanë filluar.
▪ Jetoni larg familjes, ndërsa lindjen e parë e keni pasur të shpejtë.
Si do ta nxisë lindjen mjeku?
Nëse përfundimisht do të detyroheni t’ju bëhet induktimi, procesi përfshin disa hapa, ndonëse zakonisht nuk do të kaloni nëpër të gjithë:
Hormonet lokale në qafën e mitrës – Zakonisht qafa e mitrës suaj do të hapet vetvetiu kur të jeni të gatshme për lindje. Mirëpo, nëse qafa e mitrës suaj nuk tregon shenja zgjerimi, mjeku do ta bëjë atë me aplikimin e formës lokale të hormonit prostaglandinë në formën e xhelit apo të supozitorit në qafën e mitrës.
Qafën e mitrës suaj mjekët do ta ekzaminojnë pas disa orëve dhe shpesh kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që kontraktimet të fillojnë. Mirëpo, nëse kontraktimet nuk kanë filluar, procesi vazhdohet me hapin tjetër.
Zhveshja e membranës – Nëse qesja juaj amniotike është ende e paprekur, mjeku mund të fillojë lindjen duke kaluar një gisht mbi membranat e imta që lidhin qeskën amniotike ose lëngun. Kjo bën që mitra të lëshojë prostaglandinë, ashtu siç do të ndodhte nëse lindja do të fillonte natyrshëm, e cila nga ana tjetër do të bëjë që qafa e mitrës të zbutet dhe të fillojnë kontraktimet.
Ky proces nuk është gjithmonë pa dhimbje, dhe nëse nuk ka për qëllim të shpërthejë lëngun, ndonjëherë ndodh.
Pëlcitja e membranës – Nëse qafa e mitrës tashmë ka filluar të zgjerohet vetë, por lëngu nuk është thyer ende, mjeku mund të jetë në gjendje të shkaktojë kontraktime duke bërë shpimin.
Me fjalë të tjera, ai do të shpojë manualisht lëngun amniotik që rrethon foshnjën duke përdorur një instrument që duket si një gjilpërë e gjatë me grep me një majë të mprehtë. Mund të jetë e pakëndshme, por nuk duhet të jetë e dhimbshme.
Hormoni Pitocin – Nëse as prostaglandina, as zhveshja dhe as këputja e membranave nuk çojnë në kontraktime të rregullta brenda disa orësh, mjeku juaj do të fillojë t’ju japë Pitocin (një formë sintetike e hormonit natyror oksitocinë) në mënyrë intravenoze për të nxitur dhe intensifikuar kontraktimet.
Kontraksionet zakonisht fillojnë pas 30 minutash dhe zakonisht janë më të forta, më të rregullta dhe më të shpeshta se ato që kanë filluar lindjen në mënyrë natyrale.
Po sikur induksioni të mos funksionojë për mua?
Është e rrallë, por ndodh që induksioni të mos funksionojë. Nëse ky është rasti juaj, mjeku mund të përpiqet të nxisë përsëri lindjen ose mund të vendosë të kryejë një seksion cezarian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri