LAJMI I FUNDIT:

Si duhet ta lani batanijen e leshtë

Si duhet ta lani batanijen e leshtë

Batanija e leshtë është mjaft e vështirë të mirëmbahet

Lehtësinë e sjell fakti që leshi është natyrshëm rezistues ndaj ndotjeve dhe njollave – ky material magjik pak apo assesi nuk i thithë, transmeton Telegrafi.


Prandaj do të bëni mirë nëse gjatë ditëve të ftohta t’i shpesh i lani batanijet e leshta t’i shkundni mirë, t’i lini në diell që të ajrosen mirë, ndërkaq mundeni edhe t’i pastroni me brushë të fortë (e dedikuar për pëlhura) – kini kujdes që gjithmonë t’i tërhiqni në të njëjtin drejtim – në drejtim të fijeve, në mënyrë që të mos i dëmtoni.

Mirëpo, në fund të dimrit, batanijet duhet t’i lani mirë. Për fillim, verifikoni, a shkruan në udhëzim që lejohet larja.

Është e mundshme që patjetër do të duhet t’i çoni në pastrim kimik dhe në atë rast nuk keni zgjedhje tjetër.

Nëse larja në makinë është e lejuar, kini parasysh që pesha e tyre do të shtohet dukshëm kur të mbushen me ujë. Prandaj më së miri është t’i lani ekskluzivisht një nga një, madje edhe nëse janë të dimensioneve më të vogla.

Batanijen më parë futeni në makinë për larje të rrobave dhe lëreni që pa kurrfarë larjeje të njomet mirë në ujë me pak detergjent dhe të qëndrojë në ujë së paku rreth njëzet minutash.

Përdorni ekskluzivisht detergjent për rroba të leshta. Nuk bën të përdoren zbardhues.

Pasi t’i keni kryer veprimet e cekura më sipër, aktivizoni makinën, apo zgjidhni ciklin e larjes së rrobave të leshta dhe patjetër shkyçeni centrifugën. Aktivizoni programin më të shkurtër për të cilin e ka makina juaj.

Shpëlani mirë batanijen, pastaj me kujdes nxirreni nga makina, pa e rrotulluar dhe pa e kulluar. Lëreni në vaskë që të kullohet pak, pastaj vareni në tharëse dhe paloseni në atë mënyrë që të jetë e shtrirë horizontalisht. Kurrsesi mos e thani në diell. /Telegrafi/