LAJMI I FUNDIT:

Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA?

Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA?

Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA?

Zëri i Amerikës njofton se, rezultatet ishin të përziera ndërsa votat u numëruan herët në mëngjes.


Shkrimtari dhe sipërmarrësi J. D. Vance, i mbështetur nga Donald Trumpi, fitoi garën për vendin në Senat nga shteti Ohio ndaj demokratit Tim Ryan.

Por në Pensilvani, demokrati Josh Shapiro fitoi për postin e guvernatorit duke mposhtur kandidatin e mbështetur nga Trumpi, Doug Mastriano.

Senatorja demokrate e Nju Hemshërit, Maggie Hassan mposhti kandidatin republikan Don Bolduc i mbështetur nga Trumpi, i cili pranoi humbjen të martën mbrëma.

“Jam i nderuar që kam pasur mundësinë të përfaqësoj Partinë Republikane në garën për Senatin amerikan këtu në Nju Hemshër”, tha kandidati Don Bolduc.

Në një nga garat më të ndjekura për senatin, ajo në Pensilvani, republikani Mehmet Oz, një mjek i famshëm, i mbështetur nga zoti Trump, humbi ndaj demokratit John Fetterman, të cilit i erdhën në ndihmë gjatë fushatës ish-presidenti Barack Obama dhe presidenti Joe Biden.

Arizona është një tjetër shtet me garë të ngushtë, ku Kari Lake, e mbështetur nga ish presidenti Trump, është përballë demokrates Katie Hobbs për postin e guvernatores. Ndërsa në garën për në Senat, po përballen Blake Masters, i mbështetur nga Trumpi me ish-astronauti Mark Kelly, demokrat.

Disa qendra votimi në jugperëndim përjetuan probleme, duke përfshirë këtë qendër në Finiks.

“Njerëzit shkuan, dhe u përpoqën të kalojnë fletën e votimit përmes makinës. Ndoshta një në çdo pesë apo më shumë prej atyre fletëvotimeve, nuk u procesua”, thotë Bill Gates, drejtues i bordit të qarkut Marikopa.

Ai tha se këto fletë votimi do të numërohen me dorë, diçka që republikania Kari Lake e sheh të dyshimtë.

Guvernatori Chris Sununu i Nju Hemshërit dhe Guvernatori Brian Kemp i Xhorxhias, të dy republikanë që kanë marrëdhënie të ftohta me Trumpin fituan në gara. Ish presidenti Trump mbështeti një sfidues të pasuksesshëm në zgjedhjet paraprake republikane ndaj Brian Kempit, i cili zemëroi ish-presidentin duke hedhur poshtë pretendimin e pabazë se Trumpi kishte fituar Xhorxhian në zgjedhjet e fundit.

Në garën e guvernatorit në Miçigan, demokratja në detyrë Gretchen Whitmer mposhti kandidaten republikane Tudor Dixon, e mbështetur nga zoti Trump.

E pavendosur është edhe gara për senatin në Xhorxhia, ku demokrati aktual, Raphael Warnock, u përball me ish-yllin e futbollit Herschell Walker, të mbështetur nga Trumpi.

Rezultati i këtyre garave do të përcaktojë përbërjen e Kongresit dhe drejtimin e ardhshëm të të dyja partive. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori