LAJMI I FUNDIT:

Si asnjë këngë tjetër shqiptare, “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking kalon 30 milionë klikime për një javë

Si asnjë këngë tjetër shqiptare, “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking kalon 30 milionë klikime për një javë
Foto: Dhurata Dora/Instagram

Të premten e datës 20 prill, këngëtarja Dhurata Dora solli bashkëpunimin e saj me një emër të njohur jashtë trojeve shqipfolëse, reperin Soolking.

“Zemër” titullohet kënga e dyshes, e cila erdhi e gërshetuar në dy gjuhë: atë shqipe dhe frënge.

Kënga u mirëprit nga publiku, dhe me të publikuar morri hovin e miliona klikimeve në kanalin YouTube.


Audienca e këtij bashkëpunimi ka qenë jo vetëm shqiptare, por edhe gjermane, frënge dhe në përgjithësi evropiane.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Zemër” ka qëndruar në pozitën e parë në top trendet e listuara nga YouTube në shtetet si: Gjermania, Belgjika dhe Algjeria.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Duke grumbulluar mbi 30 milionë klikime për një javë, “Zemër” arrin të thyejë rekordin që asnjë këngë tjetër shqiptare s’e përmban deri tash – atë të posedimit të një shifre të tillë klikimesh në kaq pak kohë. /Telegrafi/