Një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka festuar 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore.

Këtë moment të veçantë e ka shënuar përmes një organizimi me miqtë e familjen, teksa ka interpretuar hitet më të mëdha që ka realizuar ndër vite.


“50 vjet me kangën”, është titulluar organizimi për 50-vjetorin e rrugëtimit të Behlulit në muzikë.

Screenshot 21 17 Foto: Screenshot/Instagram

Artistja e njohur këngës iu përkushtua me të gjitha forcat e saj që në moshë të re.

Ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikë me projektet që ka sjellë deri më tani.

Screenshot 22 18 Foto: Screenshot/Instagram

Përveç kësaj, Behluli shquhet edhe për paraqitjet e mahnitshme, përkundër moshës.

Duhet theksuar se po vazhdon të jetë e pandalshme dhe po aq e pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/